Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen deklaroi se nuk mund të negociohet për sovranitetin e Groenlandës.
Frederiksen u shpreh se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte.
"Siguria në Arktik është një çështje që i përket të gjithë aleancës së NATO-s. Prandaj, është mirë dhe e natyrshme që kjo të diskutohet edhe midis Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Mbretëria e Danimarkës ka punuar prej kohësh që NATO të rrisë angazhimin e saj në Arktik. Qeveria daneze ka koordinuar përpjekjet tona me qeverinë e Groenlandës gjatë gjithë procesit. Ne kemi qenë në dialog të ngushtë me NATO-n dhe kam folur vazhdimisht me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, duke përfshirë si para ashtu edhe pas takimit të tij me Presidentin Trump në Davos.
"NATO është plotësisht në dijeni të qëndrimit të Mbretërisë së Danimarkës. Ne mund të negociojmë për gjithçka politike; sigurinë, investimet, ekonominë. Por nuk mund të negociojmë për sovranitetin tonë. Jam informuar se as ky nuk ka qenë rasti." Dhe sigurisht, vetëm Danimarka dhe Groenlanda mund të marrin vendime për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën. Mbretëria e Danimarkës dëshiron të vazhdojë të angazhohet në një dialog konstruktiv me aleatët se si mund të forcojmë sigurinë në Arktik, përfshirë Kupolën e Artë të SHBA-së, me kusht që kjo të bëhet duke respektuar integritetin tonë territorial.”, theksoi ajo.
Lajmi kryesor:
Diplomaci, lajka dhe F-35: si Rutte e bindi Trumpin të bënte një hap pas për Groenlandën







