Gromësirat dhe gazrat
si mund t’i eliminojmë

Gromësirat dhe gazrat<br />si mund t’i eliminojmë
TIRANE - Çdo njeri ka gazra dhe i eliminon ato duke gromësire ose nëpërmjet rektumit. Mirëpo disa njerëz mendojnë se kanë shumë gazra kur realisht ato kanë sasi normale të tyre. Shumica e njerëzve prodhojnë 1-4 pints (1.89 litër) dhe kane 14 herë gazra në ditë.

Gazi është i përbëre kryesisht prej avujve pa erë të dyoksidit të karbonit, oksigjenit, azotit, hidrogjenit dhe ndonjëherë dhe të metanit. Era e pakëndshme e tyre vjen prej baktereve që ndodhen në zorrën e trashë, të cilat çlirojnë sasi të konsiderueshme gazi që përmban sulfur.

SHKAKTARËT E GAZRAVE

Gazi në traktin tretës( ezofag, stomak, zorre të holla dhe zorra e trashë) vjen nga dy burime: gëlltitja e ajrit; shpërbërja normale e disa ushqimeve të patretura prej florës bakteriale normale në zorrën e trashë.

Gëlltitja e ajrit (aerofagjia) është një shkak i shpeshte i gazrave në stomak. Çdo njeri gëlltit një sasi ajri gjatë konsumimit të ushqimeve dhe ujit. Megjithatë ngrënia e ushqimeve dhe pirja e ujit shpejt, përtypja e çamçakëzëve, pirja e duhanit apo proteza dhëmbësh të lirshme mund të shkaktojnë gëlltitje ajri.
Gromësira është mënyra me shpeshte kur ajri i gëlltitur, i cili përmban azot, oksigjen, dyoksid karboni çlirohet nga stomaku.

Gazi i mbetur lëviz drejt zorrës së trashe ku pjesërisht absorbohet (përthithet), pjesa tjetër çlirohet nëpërmjet rektumit. Stomaku gjithashtu çliron dyoksid karboni kur lëngjet acide të stomakut bashkohen me bikarbonate(që janë baza) por një pjesë e madhe e dyoksidit të karbonit përthithet në qarkullimin e gjakut dhe nuk kalon në zorrën e trashë.

SHPËRBËRJA E USHQIMEVE TE PATRETSHME

Trupi ynë nuk tret dhe përthith disa karbohidrate(sheqerin, niseshtenë dhe fibrat që gjenden në disa ushqime) në zorrët e holla për shkak të pamjaftueshmërisë apo mungesës së disa enzimave. Këto ushqime të patretshme kalojnë nga zorrët e holla në atë të trashen, ku flora bakteriale normale i shpërbën ato duke prodhuar hidrogjen, dyoksid karboni dhe në 1/3 e personave metan.

Përfundimisht gazrat e prodhuara çlirohen nga rektumi. Njerëzit që prodhojnë metan nuk është e thënë të kenë shume gazra apo shenja te veçanta. Këto njerëz mund të kenë feçe (mbeturina ushqimore) të cilat notojnë në ujë. Kërkimet nuk kanë treguar pse disa njerëz prodhojnë metan dhe disa jo.

Ushqimet që prodhojnë gazra në një person mund të mos prodhojnë dhe në një tjetër po. Disa bakterie normale të zorrës së trashë mund të shkatërrojnë hidrogjenin që disa baktere të tjera e prodhojnë. Balancimi i dy llojeve të baktereve mund të shpjegojë pse disa njerëz kanë më shumë gazra se të tjerët.

SHENJAT DHE PROBLEMET E GAZRAVE

Shenjat më të shpeshta të gazrave janë çlirimi i gazrave prej rektumit (zorrës së trashë), dhimbje barku, fryrje barku dhe gromësira. Gjithsesi jo çdo njeri i përjeton këto shenja. Faktorët përcaktues probabilist mund të jenë: sasia e gazrave që trupi prodhon, sasia se sa acide yndyrore trupi përthith dhe ndjeshmëria e personit ndaj gazrave në zorrë të trashë.

GROMËSIRA

NJë gromësirë e rastit gjatë ose pas një vakti është normale dhe çlirohet gaz kur stomaku është plot me ushqim. Megjithatë, njerëzit që gromësijnë vazhdimisht mund të kenë gëlltitur shume ajër dhe e çlirojnë atë para se ai të hyje në stomak. Ndonjëherë një person me gromësira të shumta mund të ketë çrregullime të traktit të sipërm tretës (stomakut) siç janë: sëmundja e ulcerave peptike, urth (refluks gastro-ezofagl) dhe gastropareze(dobësim i muskujve të stomakut si rezultat ulje të peristaltikës së stomakut).

Në disa raste, disa njerëz mendojnë se duke çliruar gazin e gëlltitur mund të qetësohen nga këto çrregullime dhe ky person me qëllim apo pa qellim mund të krijojnë zakonin e gromësirës për tu lehtësuar. Sindromi i fryrjes nga gazrat mund të ndodhi pas kirurgjisë për të korrigjuar problemet prej refluksit gastro-esofageal (fundoplication).

Në këtë operacion krijohet një valvul një kalimëshe që lejon ushqimet dhe gazrat të kalojnë në stomak por shpesh ndalon gromësirat normale dhe aftësinë për të vjellë. Kjo ndodh në 10% të njerëzve që i janë ushtruar këtij operacioni por mund të përmirësohen me kalimin e kohës.

TESTET DIAGNOSTIKUESE

Për shkak se gazrat mund të jenë prej çrregullimeve serioze është shumë e rëndësishme të gjendet shkaku. Doktori zakonisht fillon me vlerësimin e dietës dhe shenjat. Doktori mund ti kërkojë pacientit të mbajë një ditar të ushqimeve dhe pijeve që konsumon për një periudhe të caktuar kohe.

Në qoftë se dyshohet se gazrat vijnë për insuficiencës ndaj laktozës doktori mund t'ju këshillojë të shmangni qumështin dhe produktet e tij për një kohë të caktuar. Testet laboratorike të gjakut dhe frymës mund të bëhen për të vërtetuar intolerancen ndaj laktozës.

Veç kësaj, për të përcaktuar nëse një person prodhon sasi të shumta gazi në zorrë apo zakonisht është i ndjeshëm ndaj volumit normal të gazit doktori mund ti kërkojë pacientin të numëroje gjatë ditës çlirimin e gazrave duke mbajtur një ditar për to.

Rishikim i kujdesshëm i dietës dhe sasisë së gazit të çliruar mund të ndihmojnë për të bërë lidhjen me ndonjë ushqim specifik me shenjat dhe për të përcaktuar ashpërsinë e problemit.

Për shkak se shenjat që mund të ketë një person janë të varjueshme doktori mund të kërkoje teste të tjera plotësuese diagnostikuese, në varësi të shenjave dhe faktorëve të tjerë.

TRAJTIMI I GAZRAVE

Eksperienca ka treguar që mënyrat më të shpeshta për të pakësuar shqetësimet dhe gazrat janë ndryshimet në dietë, marrje e disa ilaçeve, dhe pakësimi i sasisë së ajrit të gëlltitur. Dieta që doktori mund tu këshillojë pacienteve të konsumojnë sa më pak ushqime që prodhojnë gazra. Megjithatë, për shume njerëz kjo do te thotë te heqin nga dieta e tyre ushqime të shëndetshme siç janë: frutat, perimet, të gjithë drithërat, qumështin dhe nënproduktet e tij.

Doktori gjithashtu mund të sugjeroje kufizimin e ushqimeve me yndyra të larta për të pakësuar fryrjen dhe shqetësimet e barkut. Kjo ndihmon stomakun të zbrazet lehtë duke lejuar gazrat të lëvizin drejt zorrëve të holla. Fatkeqësisht sasia e gazrave të prodhuar prej disa ushqimeve varion nga një person te tjetri. Ilaçet që nuk kanë nevoje për përshkrim nga mjeku janë në dispozicion për pacientet për të pakësuar shenjat ku përfshihen antiacidet dhe simetikoni.

Enzimat tretëse siç është laktaza shtesë në fakt mund të ndihmojë të tretën karbohidratet duke i lejuar njerëzit të konsumojnë ushqim normal pa shkaktuar gazra.
Antiaciditet ndihmojnë duke u bashkuar me flluskat e gazrave duke i bere me te lehte për tu gromësire. Gjithsesi këto medikamente nuk kane efekt ne gazrat qe ndodhen e ne zorre.

Doza e antiacideve është ne varësi te medikamentit qe përdoret dhe moshës se pacientit. Ilaçet qe përshkruhen nga mjeku mund te ndihmojnë ne pakësimin e shenjave ne personat qe vuajnë nga çrregullime te traktit tretës siç është sindormi i zorrës se irrituar.

PAKËSIMI I GËLLTITJES SË AJRIT

Për ato që kanë gromësira të shpeshta doktori mund t'u sugjeroje të pakësojnë sasinë e ajrit që gëlltisin. Rekomandimet janë: shmangia e çamçakëzëve, ngrënia shpejt, ngrënia e ëmbëlsirave të renda, pirja ujë me shishe dhe jo me gotë. Ngrënia e copave të vogla dhe përtypja ngadalë e ushqimeve tek personat që kane proteza dentare të lirshme dhe të konsultohen me dentistin për vendosjen protezave fikse të palëvizshme.

*Gastroenterolog

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës