TIRANE- Spitalet rrezikojnë të mbeten pa ilaçe, pasi firmat farmaceutike nuk kanë shfaqur “interes” për të hyrë në procedura tenderimi.
Pavarësisht se bëhet fjalë për një fond prej 1.52 miliard lekë, grosistët nuk kanë mbetur të kënaqur nga fitimi i mundshëm, duke lakmuar më shumë dhe kështu ata kanë bojkotuar të gjithë tenderët e ilaçeve. Ministria e Shëndetësisë ka bërë publikim për 12 tendera, ku secili prej tyre përmbante deri në 40 gruplloje barnash, por kompanitë farmaceutike nuk kanë shfaqur asnjë ofertë. Në Buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike të datës 5 maj janë renditur me qindra ilaçe, të cilat nuk kanë pasur asnjë lloj oferte, pavarësisht se çmimet dhe sasia e tyre ishte tepër e lartë.
Procedurat
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur në kohë reale procedurat tenderuese të 525 barnave spitalore për këtë vit, shumë prej firmave farmaceutike të cilat operojnë në vendin tonë dhe janë të vetmet që ofrojnë këto barna nuk kanë hyrë në tender. Kjo gjë ka sjellë anulimin e 12 prej tenderave duke bërë kështu që pacientët të cilët kanë probleme të zemrës, dermatologjike, të gjakut, sistemit nervor, traktit tretës, shëndetit mendor etj të mos marrin në kohë ilaçet e domosdoshme.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, në buletinin e fundit të saj të datës 5 maj 2014 rezulton se Ministria e Shëndetësisë është ndër të vetmet institucione që ka një mosrealizim në masë të këtyre tenderave, vetëm e vetëm me arsyen se nuk ka paraqitje të asnjë konkurrenti. “Anulimi i këtyre loteve bëhet për shkak të mungesës së konkurrencës, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë. Autoriteti Kontraktor do të marrë masa për rishpalljen e tyre”, thuhet në fund të çdo loti të anuluar në buletinin zyrtar të APP-së. Po sipas këtij të fundit do të ketë sërish shpallje të këtyre tenderave, në mënyrë që grosistët të paraqesin ofertat e tyre. Në rastet konkrete bëhet fjalë edhe për tendera të cilët kapin shifrën nga 35 milionë lekë deri në 187 milionë lekë.
Interesi
Mosparaqitja e firmave farmaceutike në tenderat spitalorë ku fondet e vëna në dispozicion në disa prej procedurave shifrat arrijnë në 187 milionë lekë të reja, tregon më së miri se këto kompani nuk marrin pjesë në procedurat tenderiale në rastet kur ato nuk kanë përfitimet apo interesat e tyre. Në të shumtën e rasteve, kompanitë farmaceutike nuk garojnë në tender duke bërë një tejzgjatje të procedurës dhe për pasojë duke sjellë një nevojë të madhe për spitalet të cilat mbeten pa ilaçe. Të gjendur përballë këtyre kushteve, institucionet shëndetësore detyrohen të shkojnë në procedurën e negocimit, ku kompanitë farmaceutike mund të ofrojnë çmimet më të larta, ose aq sa edhe është parashikuar fondi limit.
Kjo ka qenë edhe “loja” që është kryer deri më tani nga ato kompani të regjistruara në Shqipëri të cilat tregtonin barna me çmime shumë të larta. E gjithë kjo “lojë” është kundërshtuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili u detyrua të hapte tregun farmaceutik për disa lloje barnash spitalore, pasi rezultonte se tenderat e këtyre ilaçeve nuk kryheshin për shkak të mosparaqitjes së ofertave. I gjendur përballë këtij fakti, Beqaj ndryshoi disa pika të procedurës duke hequr vërtetimin për regjistrimin e medikamenteve në QKKB, autorizimin e prodhuesit si dhe për medikamentet e paregjistruara tashmë kërkohet një gjeografi e origjinës së tyre.
Ndryshimi i këtyre procedurave bën që firmat farmaceutike të mund të sjellin barna për përdorim spitalor, duke “prishur monopolin” e krijuar deri më tani nga distributorët e regjistruar në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pavarësisht ndryshimit të këtyre procedurave, tashmë barnat janë sërish të sigurta pasi importi i barnave në Shqipëri kërkon certifikatë origjine, fletë analizash, faturë fiskale dhe listë paketimi.

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com