Georgina Rodriguez e priti 32-vjetorin e rrethuar nga dashuria. Në një postim në rrjetet sociale, Gio tregoi sa të mbushur e ka jetën krah Cristiano Ronaldos dhe pesë fëmijëve të tyre.

Këta të fundit e surprizuan me një mesazh të ëmbël ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen mami! Të duam shumë!”

Ndërsa futbollisti u kujdes që ta llastonte me dhurata luksoze. Në një foto tyren, ai shkroi: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime!”

Georgina postoi dhuratën e tij, një orë Rolex Lady-Datejust me fushë të kuqe, kornizë diamanti dhe zinxhir ari. Një orë e tillë kushton rreth 62 mijë dollarë.

Në foton e postuar, modelja tregoi sërish edhe unazën e saj të fejesës me një diamant 30 karatë, e cila kushton  mbi 3.5 milionë dollarë.

Ora e re i shtohet koleksionit të saj prej 2.4 milionë dollarësh ku përfshihet pesë Rolex, 4 Cartier dhe 1 Richard Mille.

Viti 2026 është historik për çiftin. Cristiano dhe Georgina do të martohen bashkë, pas Kupës së Botës.

Cristiano ka thënë se shpreson të shkojë drejt altarit si kampion, pasi turneu i ardhshëm do të jetë Botërori i tij i fundit me Portugalinë.

 

1/4