Gruaja e parë besimtare e mbuluar
në këshillin bashkiak të Tiranës

Gruaja e parë besimtare e mbuluar<br />në këshillin bashkiak të Tiranës
TIRANE- Për herë të parë një grua besimtare myslimane e mbuluar me shami është zgjedhur në këshillin bashkiak të Tiranës .Albina Ferko Nanaj, e zgjedhur në kuadër të listës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU). Vetë Nanaj e ka lajmëruar zgjedhjen e saj në Facebook, që në fakt vërtetohen edhe në faqen e KQZ-së ku PDIU ka marrë në Tiranë 11.637 vota ose 3,95% dhe ka 3 anëtar të këshillit bashkiak.

Ajo në rrjetin e saj social Facebook si këshilltarja e re e Bashkisë së Tiranës, falënderon qytetarët dhe drejtuesit e PDIU.

“Miq të nderuar! Tashmë jam zyrtarisht anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dua të falënderoj kryetarin e PDIU z. Shpëtim Idrizi i cili mbështeti prezencen time në atë keshill. Mirenjohje dhe respekt për te gjithe anetaret dhe bashkeudhetaret e mi ne PDIU që treguan se janë shembull qytetarie dhe kulture gjatë gjithë fushatës. Jam e bindur që me një staf të tillë të përkushtuar dhe profesionist do t’i japim zë interesit të çdo qytetari të ndershëm të Tiranës.
Në fund, por jo si më pak të rëndësishmit dua të falënderoj secilin nga ju miq dhe dashamirës për mbështetjen e pakushtëzuar. Mbështetja juaj me bën të përulur dhe më shton forcën për t’i qëndruar misionit tim. Mbi të gjitha falënderimi i takon Zotit Bujar për çdo bekim dhe mirësi”.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja,com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës