Gruaja e verbër shpenzon 416 orë
për të mbuluar trupin me tatuazhe

Një grua ka shpenzuar plot 416 orë për të mbuluar të gjithë trupin e saj me tatuazhe, pavarësisht se ajo nuk do t'i shikojë kurrë sepse është e verbër. Fran Atkinson ka mbuluar gjithë trupin e saj, nga koka deri te këmbët me tatuazhe, dhe kjo falë artistit të tatuazheve Grez Bowman.

Tani 52-vjeçarja shpreson që të futet në librin e Rekordeve Botërore. Ajo humbi shikimin para shumë vitesh kur ishte ende e re, kurse tani i ka mbetur 3-5% mundësi shikimi. Fran tregon se gjithmonë ka patur një pasion për artin e trupit.

"Tatuazhi im i parë ka qenë një flutur rreth 25 vjet më parë. Tre vite me parë, një ditë mendova dhe vendosa të bëja tatuazhe që të mbulojë gjithë trupin", thotë 52-vjeçarja. Artisti dhe burri i saj Ron i kanë përshkruar asaj çdo detaj të tatuazheve për të kuptuar se si duken.

Artisti i tatuazheve, Grez Bowman tha se kjo është puna më e madhe që ka bërë ndonjëherë. "Kam punuar më parë në pjesë të vogla të trupit. Ky punim ishte një shok për mua. Por, në fund unë jam i kënaqur me rezultatin", pohoi Bowman.

E gjithë puna i ka kushtuar 52-vjeçares mijëra paund. Kurse bashkëshorti i saj shprehet se tatuzhet janë problematike.

"Unë e kam mbështetur gjithmonë për të bërë që donte të bënte. Unë e di dhe vetë se tatuazhet janë shumë problematike", tha bashkëshorti i saj.

fran atkinson
Foto të tjera

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet