Gruaja i mori pasurinë pas divorcit, “Terminatori” i Premier League tregon se si mbijetoi

Gruaja i mori pasurinë pas divorcit, “Terminatori” i Premier League tregon se si mbijetoi

Julian Dicks në kohën e West Ham

Një ish-futbollist i Premier League ka treguar se si u ringrit pasi gruaja i mori të gjithë pasurinë e krijuar nga sporti pas divorcit. Julian Dicks, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe një sezon me Liverpool, është legjendë e West Ham United falë ashpërsisë së tij në fushën e lojës, duke marrë nofkën “Terminatori”.

Ndërkohë, me Anglinë nuk është grumbulluar kurrë vetëm për shkak të problemeve disiplinore. Në moshën 29-vjeçare, në vitin 1999, ai u largua nga West Ham dhe la futbollin. “Kisha mjaftueshëm para për të mos punuar më kurrë në jetën time. Më pas, në vitin 2001 u divorcova dhe gruaja m’i mori të gjitha”, tha Julian Dicks për “The Sun”.

Me humbjen e pasurisë, ish-futbollisti mbijetoi duke punuar në departamentin e përkujdesjes së qenve në bashki. Më pas, provoi të bëhej lojtar golfi, por karriera e tij në këtë sport nuk pati sukses. “Kishte një problem: paguaje 565 euro për të marrë pjesë në një kompeticion golfi dhe nuk merrje asgjë si shpërblim. Përfundimisht, u tërhoqa pasi kisha probleme me gjurin, por edhe për faktin se nuk isha shumë i mirë në atë sport”, tregon anglezi.

Pas golfit, vendosi të blinte një lokal në Colchester, që e shiti në vitin 2005, vit kur iu kthye futbollit si trajner i ekipeve modeste si Wivenhoe Town dhe Grays Athletic, derisa nisi punë te Watford si zv/trajner i ish-shokut të tij të ekipit, Slaven Bilic. Më pas, vijoi karrierën në stol ose si drejtor sportiv te Heybridge Swifts, West Bromwich Albion, Carolina Velocity dhe Watford, klub ku aktualisht punon si nëndrejtor.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë