Një gjykatë në SHBA ka detyruar partnerin e një gruaje të japë një pagesë mujore për vetëm një nga binjakët që ka lindur gruaja, sepse binjaku tjetër ka një baba tjetër.

Sohail Mohammad lexoi i habitur vendimin e gjykatësit ku thuhej se duhet të paguante vetëm 28 dollarë në javë për vetëm një nga binjakët.

Dy binjakë me baballarë të ndryshëm tingëllon çmenduri, por është e vërtetë.
 
Ky rast është rrjedhojë e një superfekondimi hetero-prindëror, në të cilin një grua  çliron dy vezë në të njëjtin cikël menstrual dhe dy meshkuj të ndryshëm fertilizojnë secili nga një vezë.
 
binjaket
binjaket
gjenetika
gjenetika
 
 Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)