Erdhi nga Kina dhe ngriti alarmin/ Shefja e Infektivit në Repolitix: Gruaja nga Tirana u izolua! S'kishte virus, por grip (Këshilla)

TIRANE-Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo e ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv tregoi në hollësi trajtimin e rastit të gruas që ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina dhe u dyshua se ishte e prekur nga koronavirusi. Fatmirësisht alarmi rezultoi fals, ndërsa Çomo tha se gruaja u izolua dhe u trajtua në terapi intensive deri në momentin që u morën përgjigjet, ku rezultoi se nuk ishte e prekur nga virusi kinez, por grip.

"Kjo grua ka punuar për një kohë të gjatë në Kinë në një qytet që nuk ka pasur raste të infektuara dhe është kthyer në 18 janar. Po e jap këtë informacion, pavarësisht se nuk më lejohet, por për të mirë të shëndetit të popullatës po e japim. Ka ardhur nga Kina ka një histori 10 ditore, duke paraqitur dhimbje dhe kohë. Urgjenca Kombëtare e solli te Infektivi. Zonja informoi sipas rregullave qendrën e Urgjencës, shkoi makina dhe epidemiologu për ta shoqëruar për t'i dhënë ndihmën pa cenuar personat e tjerë. Ne kishim marrë informacion. Rasti u prit në urgjencën tonë me dhomë izolimi, takuar te terapia intensive me vjedhjet përkatëse nga stafi.

Sepse prisnim, ishim të lajmëruar se po vjen nga...Rasti nuk kishte probleme për terapi, por në kohën që bëheshin ekzaminimet. A kishim dyshime të mëdha? Ne nuk kishim shenjë që mund të dyshonim përjashto udhëtimin në Kinë. Ne jemi në sezon gripi. U futëm fort te harta e Kinës, pamë në qytetin që kishte banuar dhe ishte nisur për në Stamboll, ishte i paprekur, dhe filluam të qetësoheshim por ishte i dyshuar deri kur mbërriti përgjigja e analizës nga laboratori i bie-sigurisë dhe në kohën që ra tërmeti kishim përgjigjen që është 100% e saktë.

Përgjigjen e patëm në kohë rekord, dhe ajo rezultoi me një infeksion të virusit të grupit. Raste të tjera nuk ka asnjë te Infektivi dhe ne jemi vendi që quhemi me risk të ulët. Zonja ka ardhur e sëmurë dhe jo e shëndetshme. Ajo kishte temperatura, kollë dhe dhimbje të muskujve dhe prandaj është në spital. E sëmura po rri në spital se është më grip dhe këtu nuk përbën lajm. Ajo do të marrë ndihmën e duhur dhe më pas do të largohet nga spitali. Zonja është nga Tirana" tha Najada Çomo.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi paraditen e sotme aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër masat e marra për parandalimin e depërtimit të koronavirusit në vendin tonë.  Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar në Aeroportin e Rinasit 17 pasagjerë shqiptarë dhe te huaj që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të tjera. Pas kontrollit të kryer nga njësia e shëndetësisë në aeroport, gjendja e tyre paraqitet e mirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
'S'kam njeri atje, kam 30 vite këtu'! Kinezët që jetojnë në Shqipëri flasin për virusin

Repolitix trajtoi mbrëmjen e sotme rrezikun nga virusi kinez, por çfarë mendojnë kinezët që jetojnë në Shqipëri për atë që po ndodh në vendin e tyre? 'Kam 30 vite në Shqipëri. Kam 4 vite që nuk kam shkuar në Kinë. Nuk kam familjarë në Kinë' tha një qytetare kineze që jeton në Shqipëri. Ndërsa të tjerët nuk preferuan që të flasin duke iu shmangur mikrofonit.

Ora 22:49
Rreziku nga virusi/ Këshilla e mjekes: Kinezëve jepuni dorën, mos i puthni dhe përqafoni

1580334731_NAJDA.jpg
Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo këshilloi qytetarët mbrëmjen e sotme që të jenë më të tërhequr në raport me kinezët, apo qytetarët e vendeve të tjera që vijnë nga ai vend që është epiqendra e virusit. "Higjiena e ambientit ku jeton, larja e duarve, tavolinës, atyre që konsumojmë quhen masa mbrojtëse paraprake indirekte që të mos infektohesh me virusin e gripit apo koronavirusin.

Kur vjen një njeri nga Kina nuk ke pse përqafohesh, puthesh fort, apo...jep dorën dhe mund të jesh pak më i tërhequr pa e fyer dhe stigmatizuar, atë person i cili është qytetar i atij vendi apo vjen nga ai vend. Kinezët që jetojnë në Shqipëri nuk prodhojnë koronavirusin, nëse do të vijë një qytetar kinez nga zona e nxehtë në Kinë atëherë masat janë më të rrepta, që nga pika e nisjes deri te vendi tranzist dhe që të vijë në Shqipëri. Nuk do të vijnë aq shumë kinezë në Shqipëri që ti shpëtojnë survejancës" tha ajo.

Ora 22:07
A transmetohet virusi kinez nga porositë online? Ja si përgjigjet shefja e Infektivit

Përballë rrezikut të virusit një nga shqetësimet kryesore lidhet edhe me blerjet online nga Kina. Por a ka rrezik për transmetimin e virusit përmes pakove? Kësaj pyetje i dha përgjigje mbrëmjen e sotme në Repolitix, shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo duke qetësuar qytetarët.

"Në Shqipëri nuk kemi burim infeksioni për virusin kinez. E dyta, veç burimit të infeksionit nëse ne mbërrijmë te porositë online është luks i madh por që kërkon një përgjigje reale. Transporti nga ai vend derisa të mbërrijë në Shqipëri kalon kohë e gjatë dhe virusi nuk është aq jetë gjatë për të jetuar në mjetet e ambalazhuara dhe në këtë mënyrë nuk ekziston mundësia e përhapjes së virusit.

Kina transporton në të gjithë botën dhe ne jemi vendi fundor që marrim nga Kina. Dhe nëse do të kishte ndodhur instancat në të gjithë botën do të kishin marrë masa drastike për të mos lejuar eksportin e pakove që andej. Unë po them një gjë shumë të rëndësishme, ne nuk kemi burim infeksioni te ushqimi dhe uji që janë burime kryesore. Shqipëria është vend me risk shumë të ulët, ne sot kemi zero raste" tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja