Fati është ai që e ka shpëtuar një grua në Holandë nga shtypja nga treni.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale , një grua rreth të tridhjetave shihet e hutuar dhe duke vrapuar me shpejtësi përmes shinave të trenit.
Pasi kalon në anën tjetër ajo kthehet sërish. Një kërcim i dytë në anën tjetër të shinave rezultoi të ishte tejet e rrezikshme dhe për të cilën shpëton për pak sekonda.
Video është shpërndarë në rrjetin social Twitter të Sky News dhe ka marrë me dhjetëra komente.
Komento