Angli - Një grua 37-vjeçare ka deklaruar se është e varur nga shtatzënia. Ajo ka pranuar se kjo gjë për të është kthyer në një lloj droge pa të cilën nuk bën dot.

Zonja e re ka lindur shtatë fëmijë, tre prej të cilëve, ua ka dhënë çifteve që nuk mund të bëheshin dot prindër. Gruaja ka thënë që shtatëzënia e bën atë më të lumtur ndaj nuk rri dot pa bërë fëmijë si dhe ajo dëshiron që të ndihmojë të gjitha gratë e tjera të cilat nuk mund të lindin.

“Nuk mund të rri dot pa bërë fëmijë. Për mua është një lloj droge. Kur shoh femra që nuk kanë fatin të lindin, dua t’i ndihmoj menjëherë!”, ka thënë gruaja. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)