Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot

Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot

Artan Grubi

BDI e Ali Ahemtit u përgjigjet akuzave në drejtim të saj pasi ish-zv.kryeministri Artan Grubi u shpall në kërkim ndërkombëtar për t’u arrestuar dhe futjes së tij në listën e zezë amerikane non grata.

Në një deklaratë BDI thotë se ata qe e akuzojnë sot bllokuan një propozim të BDI kur ajo ishte në qeverinë e përkohshme deri në maj të këtij viti, i cili parashikonte ndalimin e individëve për pjesëmarrje në zgjedhje dhe proceset e prokurimit publik.

BDI thotë se disa aktorë politikë po e shfrytëzojnë situatën për përfitime politike të momentit.

“Deklaratat e VMRO-DPMNE-së për “rënie të popullaritetit” të BDI-së nuk janë asgjë tjetër veçse një projeksion i pasigurive të tyre. Po të ishin të sinqertë së paku  një herë të vetme, do të pranonin tronditjen që përjetuan këto ditë kur panë sondazhet e tyre të brendshme, të cilat qartazi tregojnë se partnerët e tyre të inxhinieruar shqiptarë janë zhdukur nga harta politike.

Ky është realiteti: sa më shumë të shtypni një popull, aq më shumë rritet qëndrueshmëria dhe rezistenca e tij. Populli shqiptar ka qëndruar gjithmonë i bashkuar përballë provokimeve, dhe çdo përpjekje për të cenuar dinjitetin e tyre vetëm do të forcojë vendosmërinë për të qëndruar krenarë.

I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre të reflektojnë mbi retorikën dhe veprimet e tyre përçarëse. Forca e një shoqërie qëndron tek barazia, drejtësia dhe respekti për të gjitha komunitetet—jo tek përpjekjet për të ulur një komunitet për përfitime politike afatshkurtra.

Shqiptarët do të vazhdojnë të ngrihen mbi këto provokime, siç kanë bërë gjithmonë. BDI mbetet e palëkundur në misionin e saj për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve si dhe të gjithë qytetarëve duke ndërtuar një Maqedoni të Veriut më të fortë dhe më të bashkuar”, shkruan BDI.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tabaku nga Kuvendi: Fitorja e tretë e Profesionistëve të Lirë ndaj pandershmërisë së Qeverisë! Akti Normativ rikthen paratë e marra padrejtësisht

Tabaku nga Kuvendi: Fitorja e tretë e Profesionistëve të Lirë ndaj pandershmërisë së Qeverisë! Akti Normativ rikthen paratë e marra padrejtësisht