Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka theksuar se konflikti i viti 2001 nuk do të përsëritet. Në një deklartë të tij Gruevski theksoi se tani nuk është viti 2001, dhe nuk do të lejojë që provokatorë, siç i quajti ai, ti sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike.
“Dua të përcjell mesazh te ata që i sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ky nuk është 2001, as që mund të jetë. Ejani bashkërisht të tregojmë se mund të jetojmë në harmoni. Ne nuk do të lejojmë që provokatorë, që i dimë shumë mirë se kush janë, t’i nxisin marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Ai nuk kurseu kritikat as për Bashkimin Evropian, duke e këshilluar të mos shkelë parimet dhe vlerat për shkak të interesave të tjera.
“Nëse dikush mendon se me injorimin e këtij problemi do të krijojë zgjidhje, gënjehet thellësisht. Injorimi vetëm e ndihmon problemin, të rritet dhe thellohet. Evropa nuk guxon që interesin ta vendosë mbi parimet dhe vlerat pasi ashtu vetëm i ushqen skeptikët… Ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase, kemi kulturën tonë autentike maqedonase dhe nuk kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë ose ndaj cilido fqinji tonë, as që duam të dëmtojmë dikë. Duam paqe, liri, prosperitet për të gjithë qytetarët. Duam drejtësi”, deklaroi Gruevski.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com