/ATSH-MIA/ - Në takimin që kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski pati sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Koxias, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, u theksua nevoja dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore.
"Bashkëbiseduesit përshëndetën dhe dhanë vlerësim pozitiv për masat për ndërtimin e besimit midis dy vendeve, në ndërkohë që u përqëndruan edhe në mosmarrëveshjet mes dy vendeve për emrin", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrit maqedonas.
"Të dyja palët e theksuan rëndësinë e procesit që drejtohet nga OKB-ja për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për emrin", theksohet në kumtesë.
Bashkëbiseduesit theksuan angazhimin për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Në takim u fol edhe për mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sferat me interes të përbashkët
/Shqiptarja.com