Grup i strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, GJKKO dënon me 11 vite burg në total 2 të akuzuarit! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)

Grup i strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, GJKKO dënon me 11 vite burg në total 2 të akuzuarit! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)

Gjykata e Posaçme

Tiranë- Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë dhe dënoi me 11 vite burgim në total 2 të pandehur që akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim të bimëve narkotike.

Pas pretencës së Prokurorisë, GJKKO dha 8,5 vite për Enri Seitin dhe 8 vite për Aurel Alimeta, për veprat e kryera në bashkëpunim në vitin 2019. Por të dy kanë përfituar uljen me një të tretat për gjykim të shkurtuar.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë GJKKO dosjen me nr. 130 të vitit 2019 ndaj 2 personave të pandehur për kultivim të drogës, por operacion i finalizuar në vitin 2022 nga SPAK. Gjykimi i kësaj ҫështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Ardit Mustafaj dhe Alfred Konomi, sot më 15 tetor, ka vendosur deklarimin e tyre fajtor dhe dënimin.

Respektivisht Enri Seiti, për kryerjen e veprës penale të “grupi i strukturuar kriminal”, “kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në kuadrin e “grupit të strukturuar kriminal” është dënuar me 8 vite dhe 6 muaj burgim, teksa duke aplikuar gjykimin e shkurtuar janë dhënë 5 vite dhe 8 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të Aurel Alimeta, për kryerjen e të njëjtave vepra penale dhe dënimin me 8 vite izolim, teksa në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dhanë 5 vite dhe 4 muaj burgim.

Sipas dosjes penale në fjalë, gjatë operacionit policor të katër viteve më parë, janë gjetur parcela hashashi që u asgjësuan dhe prova të tjera materiale, që i shërbyen SPAK për procesin hetimor dhe atë gjyqësor.

Operacioni në vitin 2019, për goditjen nga SPAK të një grupi me 44 persona të dyshuar për kultivimin dhe trafikimin e drogës. Kontrolle, sekuestrime dhe arrestime u kryen në disa qarqe të vendit, si Gjirokastër, Vlorë apo Tiranë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit