Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi tha se mbështetja e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato ka qenë e madhe për institucionin që ai drejton.
Rusi u shpreh se mbështetje ka pasur edhe nga Eurojust.
“Kjo tregon që roli i Gjykatës së Lartë, është shumë determinante. Mendimet më të pjekura, do bëjnë më të mirën për sistemin. Dua të falenderoj zotin Gonzato, është kujdesur që Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) të pëmbushë disa detyrime, edhe në logjistikë. Bashkëjetesa ime ka qenë me Eurojust, ka qenë mbështetje e madhe teknike dhe logjistike.", theksoi ai.
Rusi deklaroi se do ketë grup pune për shtimin e magjistratëve. Sipas tij, nëse një çështje nuk zgjidhet në kohë, krijohen probleme.
"Cilësia është relative. Një çështje mund të zgjidhet shumë mirë, por nëse nuk zgjdhet në çështjen e duhur, krijon çështje të tjera. Infrastruktura tekngjike po përmirësohet, infrastrukturë fizike nuk ka. Reforma është në fazën e tretë të saj. Edhe në këtë sallë flasim shumë bukur, por nuk kemi infrastrukturë. Cilësia ka të bëjë me profesionalizmin. Cilësia është e jona, çdo ditë duhet të punojmë për të rritur profesionalizmin. Do përpiqemi të përmirësojmë mjediset e punës, buxhetin. Vakanca tjetër e përcaktuar në momentin fillestar, gjyqtarët e Gykatës së Lartë janë ndihmës gjyqtarë. 25 vanakca duhet të ishin parashikuar që kur u bë ligji i reformës në drejtësi. Tani shikohet nevoja për rritjen e magjistratëve. Sistemi po merr rolin e vet, për të mbajtur standardet më të mira.", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Drejtësia/ Gonzato: Dosjet stok, plotësoni vakancat! Rusi: Grup pune për shtimin e magjistratëve! Sadushi: Cilësia matet me vendime të mira, jo numra











