Grupet e para në BB VIP, moderatori e thotë hapur: Më acaron arroganca e Olta Gixharit! E thotë fjalën e ikën, ma shpif

Grupet e para në BB VIP, moderatori e thotë hapur: Më acaron arroganca e Olta Gixharit! E thotë fjalën e ikën, ma shpif

Olta Gixhari

Debatet e para kanë nisur në BB VIP. Banorët kanë filluar të krijojnë grupet e tyre ku shprehin mospëlqimet që kanë për të tjerët.

Ronaldo Sharka ka rrëfyer në një bisedë me Kejvinën dhe Zhaklinën se nuk e pëlqen fare aktoren Olta Gixhari, e cila sipas tij është arrogante.

“Më acaron ajo indiferenca dhe arroganca e Oltës. Nuk e marr vesh domethënë. Nuk jemi këtu për të parë Oltën. E thotë fjalën edhe ikën. Ma shpif”, tha Sharka.

Nga ana tjetër Olta Gixhari ashtu e drejtpërdrejtë pati një debat më herët edhe me Tea Trifonin, duke i thënë se kishte mendime të tjera .

Pjesë nga debati:

Olta: Unë kam tentuar po ti nuk dëgjon, me mua jo, e shoh të vështirë komunikimin me ty.

Tea: E ke gabim, ça të bëj unë, të vdes këtu se do ti muhabet. S’mund të marr pak ujë, se ofendohesh ti.

Olta: Po unë nuk mund ta shpreh mendimin tim pas 30 minuta, sa të mbarosh ti punët e shtëpisë.

Tea: Tani si të duash, unë nuk të detyroj të flasësh me mua me zor.

Olta: Ti mua më ke dhënë tjetër perceptim në fillim, madje sa je futur të kam thënë ua je bërë si perëndeshë, sa paqe rrezaton. Thashë se do rrinim bashkë, kam ndjerë simpati por ti jo mesa duket. Ndaj kam qëndruar larg.

Tea: Po pse?

Olta: Atë më ke dhënë ti, kam tentuar të flas. Se di tani mbase e ke bërë pa qëllim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale