Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Çlirim Gjata me 449 vota tek Tritan Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD në 2021 (Shifrat)

Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Çlirim Gjata me 449 vota tek Tritan Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD në 2021 (Shifrat)

Edi Paloka, Tritan Shehu, Sali Berisha dhe Flamur Noka

Sali Berisha ka krijuar një grup me deputetë dhe ish anëtarë të forumeve të larta të Partisë Demokratike, në betejën e tij për të rrëzuar Lulzim Bashën, pas vendimit të këtij të fundit për ta përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat dhe rrjedhimisht nga edhe partia, me kërkesë ultimative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përpos akuzave për tradhti, dorëzim të sovranitetit të partisë tek SHBA, bashkëpunim prapa krahëve me Edi Ramën dhe Soros, Berisha e akuzon Bashën për pesë humbje radhazi. Por, në një kohë kur Berisha akuzon Bashën si humbës serial, humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve në Partinë Demokratike çuditërisht janë rreshtuar me Berishën për të rrëzuar Bashën.

Pjesë e rrethit të mbështetësve të Berishës në betejën e tij kundër Bashës dhe SHBA-ve, është edhe ish-sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata. Ky i fundit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, rezulton mes kandidatëve më pak të votuar, duke marrë vetëm 449 vota në Tiranë. Në krah të Berishës është rreshtuar edhe ish deputeti, Gent Strazimi, i cili në zgjedhjet e 25 prillit ka marrë vetëm 2855 vota, shumë larg pragut të mandatit të deputetit.

Flamur Noka, një nga mbështetësit më të flaktë të Berishës, sot nuk do të ishte deputet, nëse Lulzim Basha nuk do ta vendoste në një zonë të sigurt në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Noka, i cili disa ditë më parë u shkarkua nga Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, mori në zgjedhjet e fundit 6853 vota. Në zgjedhjet e 2021, Noka u angazhua në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, kur PD-ja mori një rezultat larg pritshmërive. Në zgjedhjet parlamentar të 2017, Basha i besoi Nokës fushatën në Kukës, ku PD-ja mori 2483 vota më pak se sa në zgjedhjet e 2013.

Oerd Bylykbashi, një tjetër deputet, i rreshtuar në krah të Sali Berishës, është një humbës i përsëritur. Në zgjedhjet e 2017, Bylykbashi u angazhua në Durrës, ku PD-ja mori 9 046 vota më pak se sa në 2013. Në zgjedhjet e 2021, Lulzim Basha e kandidoi Bylykbashin sërish në Durrës, ku mori vetëm 3756 vota, gati një herë më pas se sa numri i votave për të prodhuar një mandat. Megjithatë, Bylykbashi arriti të bëhej deputet për shkak të renditjes në një zonë të sigurt të listës.

Ndonëse në heshtje, Berishës i është bashkuar edhe deputet Edi Paloka, të cilit Basha i besoi fushatën në Durrës në zgjedhjet parlamente të 25 prillit 2021. Paloka mori vetëm 4212 voto, ndërsa PD-ja në Durrës pësoi një humbje dramatike. Në Durrës Partia Demokratike mori 6 mandate nga 8 që pretendonte, duke pësuar rënie në raport me zgjedhjet e 2017 dhe 2013.

Pjesë e rrethit të Berishës është edhe ish deputeti Aldo Bumçi, i cili në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Tiranë mori vetëm 2138 vota. Në vitin 2017, Basha i besoi Buçit fushatën në Qarkun e Lezhës, kur Partia Demokratike mori 3,599 vota më pak se sa 2013.

Në krah të Berishës është rreshtuar edhe ish-deputeti, Klevis Balliu, i cili fundosi partinë në 2017 në Korçë. Balliu është konfirmuar si humbës, si jashtë ashtu edhe brenda PD-së. Në tetor të vitit 2020, anëtarësia e PD-së së Korçës e përjashtoi atë me votë nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Pjesë e grupit të deputetëve që mbështet Sali Berishën është edhe Edmond Spaho, një humbës sistematik dhe i sprovuar. Në zgjedhjet e 2017, Basha i besoi Spahos drejtimin e fushatës në Elbasan, ku PD-ja mori 13 171 vota më pak se sa në zgjedhjet e 2017. Në zgjedhjet e 2021, Spaho u angazhua në Qarkun e Korçës, ku mori 5921 vota, larg nivelit të një mandati. Ndërkaq, Partia Demokratike mori 5 mandate në Korçë nga 6 mandate që mori Partia Socialiste.

Tritan Shehu është një tjetër deputet i rreshtuar në krah të Sali Berishës. Lulzim Basha i besoi Tritan Shehut drejtimin e fushatës në Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Komisioni ‘Nishani’ e përjashtoi Tritan Shehun nga lista e kandidatëve për deputetë, por megjithatë Basha e vendosi në krye të listës në Gjirokastër. Shehu mori vetëm 3364 vota në zgjedhjet e 25 prillit. Në Gjirokastër, PD-ja pësoi një sërish një disfatë të rëndë, duke marrë vetëm një mandat deputeti dhe ndikuar kështu në humbjen e përgjithshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/10/2021 01:13

    Nga e gjithe lista,keq me ka ardhur vetem per Klevis Balliun.I shkreti Klevis u dogj e u pervelua per PD,Bashen,Berishen,etj!I brumosur nga babai me moton //Te shkosh ku ka nevoje atdheu (partia)//,Klevisi jo vetem shkoi,por dhe vrapoi ku iu kerkua nga PD,u be si personazhi i filmit /Udhetim ne pranvere/,Kiu-fiu.Sa ne protestat anti-qeveritare,sa ne Astir,sa ne burg.Sidomos ne Astir,krejt i vetem,asnje koleg partie nuk iu bashkua dhe ne fund u dogj po nga te tijte per kete besnikeri te verber.

    Përgjigju
  • adi: 14/10/2021 00:42

    Sa here kujtoj Churchill aq here mendoj se gjithcka mund te ndodhe dhe me rastin ne fjale. ky artikull pervec frikes qe paska arritur deri tek biroja, sme thote gje tjeter.

    Përgjigju
  • Goni: 13/10/2021 21:31

    Gallate fare....po pse urdia e Lulit nuk eshte humbese...grida, gazmentja, ina, albana, dhuratka????????????????????o sa kam qesh...a harrova gjekmarku2. Krekoset luli si koposh skilaq.

    Përgjigju
  • Fshati: 13/10/2021 21:18

    Berisha ka qene gjithe kohen kryetar i PD-se dhe nese shpallet zyrtarisht nuk ndryshon asgje. Edi Rama humbet zgjedhjet pas vdekjes se Berishes. Sikur Berisha te jetoje dhe 20 vjet, edhe 20 vjet Rama ka per te qene fituesi i zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • Fatmira: 13/10/2021 20:19

    Dakord shume po dhe fituesit e bashes grida, jorida dhe gazi lene percte deshiruar. Opozita aktuale eshte e mbaruar

    Përgjigju
  • Rma dhe Votat e PD: 13/10/2021 19:25

    Po te fitonin me shume vota ata...humbte Ed Rama. Tani duhet te zgjedhim ta mundnin ata Ramen apo jo?! Ne kete shtet ka filluar gallata si 190

    Përgjigju
  • GENTIAN LEZHA: 13/10/2021 17:20

    Goodbye Basha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë