Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Italia e mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE dhe shpreson që kjo të ndodhë brenda vitit 2023. Një grup deputetësh italianë të forcave të ndryshmë politike, zhvilluan gjatë dy ditëve takime më disa zyrtarë të lartë të vendit tonë ku shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Italisë.

Së pari sipas grupit të deputetëve nga Komisioni për Politikat e Bashkimit Evropian të Dhomës së Deputetëve në Itali, Shqipëria duhet dalëngaldalë të angazhohet me debatet e brendshme europiane që po zhvillohen aktualisht.

"Ne mendojme se eshte e rendesishme qe institucionet shqiptare dhe shqiperia te fillojne te futen ne debatet e sotme qe zhvillohen brenda bashkimit evropian. ne e konsiderojme te rendesishem kete hap sepse jemi te sigurte qe duke nisur te degjojme mendimin tuaj ne lidhje me debatet ne bashkimin evropian do te kuptojme ndjeshmerine tuaj rreth temave. do te zbulojme se ndjeshmerite per disa ceshtje mund te jene shume te ngjashme me ato te italise. keshtu qe nga nje kendveshtrim italian, e shohim te rendesishme qe shqiperia te shprehet mbi pjesen kryesore te debateve qe jane ne bruksel",- tha Giglio Vigna, kryetar i misionit.

Sa i takon afateve të vendosura nga vetë Shqipëria në lidhje me një anëtarësim të mundshëm të saj në BE në 2027 apo 2030, kreu i misionit me grupin e deputetëve italianë thotë se cilado të jetë data e shënjestruar, Italia do jetë krah vendit tonë. 

 "Shpresojme qe keto data te jene realiste. nga ana e italise mbeshtetja eshte maksimale. nga ana e italise nga ana e institucioneve tona  dhe nga te gjitha grupimet tona politike mbeshtetja eshte e tille",- shtoi Vigna. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin