Grupi i republikanëve drejtuar Biden: Tërhiqeni paketën e ndihmës për luftën

Grupi i republikanëve drejtuar Biden: Tërhiqeni paketën e ndihmës për luftën

1691824017_warren.jpg

Deputeti republikan, Warren Davidson, shkroi në Twitter se Presidenti amerikan, Joe Biden, duhet të tërheqë paketën e fundit të ndihmës për luftën në Ukrainë.

"Amerikanët janë lodhur duke financuar luftëra të pafundme. Kolegët e mi dhe unë dërguam një letër sot duke i kërkuar Presidentit Biden të tërheqë paketën e fundit të ndihmës derisa Kongresi të marrë një strategji dhe mision të përgjithshëm për angazhimin në Ukrainë", shkroi deputeti republikan Warren Davidson në Twitter.

Letra e nënshkruar edhe nga 11 kolegë të tjerë të Dhomës, në të shkruhej: "Ne po shkruajmë për të shprehur kundërshtimin tonë të fortë ndaj kërkesës tuaj më të fundit për ndarje shtesë prej 40 miliardë dollarësh, duke përfshirë 24 miliardë për Ukrainën".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina godet me tre raketa urën e Krimesë! Moska: Ne do të përgjigjemi


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë