Grupi Minatori kërkon të rikthehet në skenë

Naser Gjinovci thotë se angazhimi i anëtarëve të grupit Minatori nëpër profesionet tjera, e ka bërë të pamundur që ata të sjellin projekte të reja muzikore.
 
Gjatë një interviste të dhënë për Gazetën Tribuna, rrokeri ka folur për arsyet e mungesës së krijimeve të reja të tyre.
 
“Ka kohë që po flasim të vijmë me diçka të re. Por përveç dashurisë për muzikën, ne të gjithë punojmë dhe secili nga ne kemi përgjegjësitë publike. Dhe kjo pak e penalizon punën tonë në art”.
 
“Jemi të ndarë në dy aspekte. Në njërën anë puna që sot e bëjmë e në anën tjetër nëntë albume dhe 2700 koncertet. Dhe kjo automatikisht rrit kriteret. Ndërsa për t’u rikthyer si duhet në skenë nevojitet përkushtim maksimal. Muzika është si dashuria. Të kërkon 100 për qind”, ka thënë Gjinovci për Gazetën Tribuna.

(J.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu... parashikimi i motit për këtë javë

Vranësira dhe reshje shiu... parashikimi i motit për këtë javë