Me anë të një kërkese drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon thirrjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. PD akuzon se Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, me anë të shoqërive tregtare të tyre kanë përfituar pasuri nga pronat shtetërore. Kërkesa është firmosur nga 29 deputetë opozitarë.
PD kërkon që Kuvendi që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës. Grupi parlamentar demokrat pretendon në kërkesën drejtuar Spiropalit se po i jepet mbrojtje Xhaçkës nga Edi Rama në dëm të drejtësisë.
“Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Ne dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”. Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.” – thuhet në letrën e deputetëve të opozitës drejtuar Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali”, thuhet në deklaratën e Grupit Parlamentar të PD.
Kujtojmë se Kuvendi tashmë ka mbyllur sesionin parlamentar dhe pritet që sesioni i ri të fiilojë në shtator. Por mund të thirret në një seancë të jashtëzakonshme, nëse e kërkon Presidenti apo 1/5 e deputetëve.
- Asllan Dogjani
- Petrit Doda
- Flamur Hoxha
- Lefter Gështenja
- Dhurata Çupi
- Bledjon Nallbati
- Jorida Tabaku
- Emilja Koliqi
- Kastriot Piroli
- Zheni Gjergji
- Sorina Koti
- Edmond Spaho
- Isuf Çelaj
- Qani Xhafa
- Ina Zhupa
- Edi Paloka
- Elda Hoti
- Ervin Salianji
- Lindita Metaliaj
- Ramadan Likaj
- Xhelal Mziu
- Oerd Bylykbashi
- Ferdinand Xhaferaj
- Saimir Korreshi
- Flamur Noka
- Erisa Xhixho
- Eralda Bano
- Kasem Mahmutaj