Grupimi 'Dhjetor '90' i bashkohet Berishës: Kuvendi i 11 dhjetorit do rikthejë normalitetin në PD, partia s'mund të jetë peng i askujt

Grupimi 'Dhjetor '90' ka vendosur t'i bashkohet Kuvendit Kombëtar të PD të thirrur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kryetari i grupimit, Beslim Ahmetaj tha se nga konstatimet rezulton se demokracia në Shqipëri është shndërruar në një demokraturë alla putin.

Ky grupim, përmes një deklarate për mediat, shprehet se do të kontribuojnë me propozime në Kuvendin e 11 dhjetorit të PD për ndryshimet në statutin e saj, si Kushtetuta që udhëheq veprimtarinë e çdo anëtari dhe të zgjedhuri.

Sakaq, ky grupim thekson se disa prej tyre nuk janë delegatë, pasi janë përjashtuar arbitrarisht gjatë këtyre viteve agonie të opozitës.

Në deklaratën e tyre shkruhet se Partia Demokratike nuk mund të jetë peng i askujt, kushdo qoftë ai, pasi ajo është aset kombëtar dhe si e tillë duhet të jetë e themeluesve, e kondribuesve ndër vite, e votuesve besnik dhe e përkrahësve të saj.

Grupimi 'Dhjetor '90' beson se Kuvendi i 11 dhjetorit do të rikthejë normalitetin në Partinë Demokratike dhe do të ringjallë shpresën dhe besimin tek demokratët dhe qytetarët shqiptarë.

"–Fituesi i zgjedhjeve caktohet në tavolina bixhozi, ato i fiton ai që hedh më shumë në ruletën e bixhozit, por edhe ai që humbet merr pjesën e tij.

– Janë shuar kufijtë mes mazhorancës dhe opozitës.

– Opozita dhe mazhoranca janë njëlloj të pamëshirshme ndaj zgjedhësve të tyre.

– Është shkelur çdo parim dhe normë e legjitimitet demokratik të dokumentave bazë mbi të cilët bazohet pluralizmi dhe demokracia e brendëshme e partive politike të mazhorancës dhe opozitës.

-Theksojmë në mënyrë të veçantë të opozitës e cila është krijuar si një parti e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Partia që ne e kemi themeluar, ngritur, dhe mbajtur gjallë me kontributin dhe sakrificat tona përgjatë këtyre 31 viteve pluralizëm politik në Shqipërinë post diktatoriale.

-Ne jemi të vetëdijshëm që s’kemi bërë aq sa duhet për ta ndaluar këtë situatë të trishtueshme dhe mjerane, por marrim përgjegjësinë të japim çdo ndihmesë dhe kontribut që ta ndalim dhe ta përmirësojmë këtë klimë mbytëse dhe diktatoriale që ka zotëruar prej vitesh në Partinë Demokratike.

-Ne e kemi ndjekur me shqetësim dhe i kemi paraprirë me qëndrimet tona parandalimit të gjëndjes së rëndë ku ka përfunduar opozita shqiptare në këto 8 vitet e fundit.

Ku humbjet janë quajtur fitore dhe fitoret reale kanë munguar.

-Nuk mund ta lejojmë që sindromi serb i humbjeve të fitoj legjitimitet në Partinë Demokratike, për shkak se nga humbja e rradhës fitojnë dy apo edhe 20 ofiqarë partiak të përzgjedhur nga kryetari, cili do qoftë ai.

-Ndaj ne kemi vendosur që ti bashkohemi pa asnjë ekuivok Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021, në respekt të shumicës së cilësuar të delegatëve të Kuvendit të fundit Kombëtar.
-Kuvendit të 11 Dhjetorit disa prej nesh do ti bashkohen si të ftuar, (pasi gjendën të përjashtuar) dhe disa si delegat.

– Kuvendit të 11 Dhjetorit do ti kontribuojmë edhe me propozimet tona për ndryshimet në statutin e saj si Kushtetuta që udhëheq veprimtarinë e çdo anëtari dhe të zgjedhuri.

Një prej ndryshimeve statutore që do t”ja propozojmë Kuvendit të 11 Dhjetorit do të jetë: AZEM HAJDARI, ËSHTË “KRYETAR NDERI” I PËRJETSHËM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË.

Ky nen duhet ti prijë preambulës së Statutit të ri të PDSH-s

Ne e shohim Kuvendin e thirrur nga delegatët si ndreqësin e gabimeve dhe fajeve të kohës.

Në parimet tona ata që i bëjnë gabimet apo fajet duhet ti ndreqin dhe ti shlyejnë ato.

Delegatët e KK kanë vendosur ti zhbëjnë vendimet e tyre të gabuara me 11 Dhjetor 2021.

Dhe kjo është arësyeja që ne themeluesit e Partisë Demokratike do të bëjmë gjithçka që kjo parti të jetë e lirë, e pa kapur, e hapur ndaj rinisë, të përndjekurve politik, pronarëve të ligjshëm, intelektualëve dhe progresistëve euroatlantik.

Partia Demokratike nuk mund të jetë peng i askujt, kushdo qoftë ai, ajo është aset kombëtar dhe si e tillë duhet të jetë e themeluesve, e kontribuesve ndër vite, e votuesve besnik dhe e përkrahësve të saj.

Ne do të bëjmë çdo përpjekje që kjo të ndodhë.

Ne besojmë që Kuvendi i 11 Dhjetorit do ta rikthej normalitetin në PD, do të ringjallë shpresën dhe besimin tek demokratët dhe qytetarët shqiptarë që Partia Demokratike e Shqipërisë është lokomotiva që do ta rimarrë përsipër ta drejtoj vendin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit në BE."-thuhet në deklaratë.  

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Dy ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Deklarata e Grupimit 'Dhjetor '90'

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 19/11/2021 23:29

    Po bashkohen gjithe plerat dhe legenat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër