Sapo deputeti Myslim Murrizi mori drejtimin e grupit parlamentar demokrat është rritur edhe numri i deputetëve opozitarë që janë bërë pjesë në këtë grupim.

Burimet bëjnë të ditur se dy  deputetë, Artur Roshi kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat dhe Besnik Troplini që vjen nga lista shumemërore e PD-se i janë bashkuar grupit parlamentar demokrat.

Tashmë ky grup në parlament ka gjithsej 11 deputetë.

Në 14 maj, 7 deputetë të grupit parlamentar Demokrat votuan për shkarkimin e Rudina Hajdarit si kryetare e grupit dhe në vend të saj u zgjodh Myslim Murrizi.