‘Gruri grumbullohet me 25 lekë, kostoja është më e lartë, Braçe nga Kuvendi: Problem prodhimi dhe jo shitja! Të dënohen abuzuesit

Deputeti i PS Erion Braçe, nga foltorja e Kuvendit, ngriti si problematik, kostot e larta të prodhimit të drithërave dhe çmimin e ulët në treg.

Teksa kërkoi që të merren masa për të mbrojtur fermerët, deputeti theksoi se problemi qëndron te tregu, që duhet rregulluar.

Ai theksoi se ata që abuzojnë duhet që të dënohen. 

“Kjo është stina më e begatë që kanë bujëqit dhe pas një pune të madhe që kanë bërë në tokat, tashmë duan të marrin të ardhurat. Problemi është tek gruri dhe tek drithërat. Problemi është tek tregu, sepse ne kemi një treg të integruar, grurin e mbledhin ata që importojnë, janë edhe grumbullues edhe importues. Sot gruri po grumbullohet me 25 lekë, ndërsa kostoja është shumë e lartë se sa kaq, njerëzit nuk po marrin shpenzimet që po bëjnë. Problemi i bujkut është prodhimi dhe jo shitja. Duhet që të ndalen akuzuesit dhe duhet që të dalin nga tregu.

 Mjafton t’ju them që desh u prish aleanca mes Polonisë dhe Ukrainës, për të mbrojtur bujqit polakë. Edhe ne duhet të mbrojmë bujqit tanë. Më ka dalë vetja nga qejfi duke folur katër vite pa ndalim për këtë gjë. Por, ka ardhur kohë, të mendohet seriozisht kjo gjë. Nuk mundet ta dorëzoj unë sot shalqirin dhe pas 4 ditësh kur të më japin lekët, të më thonë që çmimi nuk është ai që kishe ti në mend. Jo për të linçuar furnizuesit, por për të dënuar abuzuesit”, tha ai.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet si spiun i BIA-s, një muaj paraburgim për Aleksandar Vlajiq

Dyshohet si spiun i BIA-s, një muaj paraburgim për Aleksandar Vlajiq