Rritet tensioni në Venezuelë bashkë me rrezikun e protestave të reja dhe të ashpra në rrugë pas shpalljes nga një grup prej 100 anëtarësh të Asamblesë Kombëtare të Juan Guaidó si kryetar i Parlamentit, i cili dje nuk u lejua të hynte në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare, brenda të cilit deputetët e opozitës pushtuan për disa orë foltoren.
Gjatë pasdites së djeshme pjesa e jashtme e ndërtesës së Parlamentit ishte skena e tensioneve të forta për shkak të veprimeve të policisë e cila nuk lejoi shumë deputetë të hynin brenda.
Një marrëveshje e pozitës me opozitën e nënshkruar në vitin 2016 parashikonte një rotacion vjetor të drejtimit të Parlamentit, e cila në vitin 2020 do të duhej të shkonte për opozitën.
Në një deklaratë të lëshuar sot, shumë vende të kontinentit amerikan si Bolivia, Brazili, Kanadaja, Kili, Kolumbia etj dënuan përdorimin e forcës së ushtruar nga Regjimi i Maduro.