Gryka: Berisha dhe Familja
s’rrëzojnë dot Ramën e shtetin

Gryka: Berisha dhe Familja<br />s’rrëzojnë dot Ramën e shtetin
TIRANE- Marjan Gryka, ish-truproja e Azem Hajdarit, president i shoqatës “Hajdari”, që ka marrë azil politik në Greqi si i vetmi shqiptar në të gjithë historinë e Greqisë e Shqipërisë, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për 20 shkurtin, rolin e Berishës e pamundësinë për destabilizim të vendit.
 
20 shkurti erdhi, si e kujtoni ju këtë datë dhe rolin e Berishës e Azem Hajdarit në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës?
Kujtimet e kësaj date janë të shumta por kur bëjmë krahasime të heronjve me ata që i vranë e rivranë këta heronj, janë dy gjëra krejt të qarta dhe të ndryshme sidomos sot pas shumë viteve ku flet e vetë historia. Për Sali Berishën 20 Shkurti ka qënë dita më e zezë e tij, ku ai vetë në ato ditë ishte i ç’ekuilibruar e qante përbrenda sepse iu rrëzua idhulli i tij Enver Hoxha.

Në atë kohë mallkonte Azem Hajdarin me studentët. Nga kjo egërsi moniste ky njeri, mallkimin ndaj Dhjetorit ’90 ndaj studentëve e ndaj Azemit, e kaloi në planin e hakmarrjes me misionin e tij Katovica për shkatërrimin e plurarizmit, të demokracisë, lirisë. Kjo do arrihej vetëm me eleminimin e kundërshtarëve brenda partisë ku ai duhej të futej me çdo çmim e skenar të PPSH. Sot faktet flasin vetë! Azem Hajdari themeluesi i PD, partisë së parë në vend pas komunizmit është i pushkatuar nga kjo dorë gjakatare me emrin ‘Penicilina’ pseudonimi që në moshë të re i Berishës).
 
Flitet se Berisha ishte në një makinë të bardhë ditën e rrëzimit të bustit, por mësohet se Ramiz Alia i refuzoi takimin....?
Kur studentët ishin hedhur në betejë kundër diktaturës më të egër në Europë Berisha përgjonte eksponentët e kësaj lëvizjeje si një spiun ordiner dhe filmonte të gjithë çfarë i interesonin Ramiz Alisë, ku në darkë shijonin darkën e nomeklaturës si gjithmonë, pasi Berisha mbaroi misionin e vëzhgimit. Jo se ka kërkuar takim me Ramizin ky, është mashtrim i tij por Berisha e Ramizi e nxorën këtë se gjoja ky i pari i kërkoi takim që të dukej si miqësor për t’ju afruar studentëve, e më pas të organizonin takimin e gjithë kastës së vjetër me studentët, ku përveç Arben Imamit që ishte infiltruar, të gjithë të tjerët ishin pa informacione se çfarë po ndodhte.

Kupola Islami, Gjinushi, Bashkurti, Berisha, Ceka, Nano e Alia ishin pluralizmi me dokumente. Dhe takimi Berisha-Alia ishte një  mashtrim për studentët, por dhe pritja që iu bëri Alia studentëve i zbuti pak sidomos me fjalimin e kurdisur të Imamit.
 
Berisha bën thirrje se do rrëzojë qeverinë ashtu sikurse rrëzoi komunizmin, duke thënë rrëzova etërit do rrëzojë bijte...?
Thirrjet e Berishës për të rrezuar bijtë e etërve janë presione që mund t’i degjojnë vetëm veshët e Edi Ramës. Berisha vazhdon të flasë si kryeministër! Thirrjet e Berishës janë mashtrimet e  radhës të mbushura me miliardat që po hedh për destabilizim për të mbuluar pabesitë e shkatërrimin e të djathtës shqiptare që ai bëri në 23 vite. Sot me falangat e tij kërcënuese ai mbledh vetëm atë administratë që bashkë me të vodhi miliarda për 8 vite dhe jo të djathtët që tani ia panë fytyrën e tij maskë. Si më 20 shkurt mbledh ata që Basha mban në bashki, njerëzit e tyre të paguar.

Edi Ramën nuk e rrëzon kurrë Saliu sepse s’rrëzohet një shtet me anë të familjes! Edi Ramën e rrëzon vetëm ai që rrezoi Saliun vetë, e rrëzon vetëm ‘Kali i Trojës’ pra vetëm Ilir Meta. Rama duhet të bindet mirë për këtë! Pra kemi Qeveri me të njëjtin stil; ku qeveria e PD u mbajt në patericën e Metës dhe Qeveria Rama po ashtu, duke qënë i bindur se thirrjet e Berishës janë për një 21 janar tjetër me të tjerë viktima, por jo rrëzim qeverie atëhere jam i detyruar t’ju kujtoj shqiptarëve se kush ishin organizatorët e kësaj date por dhe kush ishin vrasësit. Pra e njëjta dorë por me ndërrim vendesh! Në këtë 20 shkurt kërkohen viktima medoemos nga politika e Saliut siç ka pasur dhe gjithë këto vite e gjithë ata që rrëzuan bustin, organizuan të djathtën e vërtetë janë: ose në varr, ose në mërgim e të dëmtuar....!
 
Mendoni se opozita mund të tensionojë apo destabilizojë..?
Destabilizim s’mund të ketë përveçse shashka të Lulzim Berishës dhe Sali Bashës. Me qindra njerëz më shkruajnë se ç’drejtim duhet të marrin për këtë datë, sepse e dinë pabesinë e Saliut. Shoqata ‘Azem Hajdari’ është organizuar nga Saranda në Malsi të Madhe jo vetëm për mospërkrahjen e kësaj familje mafioze por për rimarrjen e PD së vërtetë duke lënë komunistët në shtepinë e tyre të vjetër një PD reale me sloganin “Azem ti je Gjallë, vdekje komunizmit”! Kemi punuar e po punojmë që për Saliun e paqavuret e tij të vijë dështimi i radhës, por që dhe qeveria Rama shumë shpejt të jetë përballë një opozite reale, jo përballë një loje fjalësh që e bëjnë me vite dy partitë.

Rama e di se janë të djathtët ato që rrëzuan Nanon, e për këtë s’mungojnë me mija fakte, e di se në pushtet e sollën mbi 200 mijë vota të djathta jo vetëm për të rrëzuar pabesinë e Saliut brenda të djathtës por dhe duke dëgjuar premtimet e Ramës për një shtet dhe drejtësi por që këto dolën si premtimet e Saliut për 8 vite! Dihet që në gjitha degët e PS në rrethe kanë filluar pakënaqësitë që do thotë shumë shpejt Rama do të përballet me probleme si kryetar i PS dhe si kryeministër.
 
Berisha ka në dorë SHISH, Prokurorinë, e gjithë institucionet. Do të japë ndonjëherë llogari ai qoftë dhe për tensionim situate...?
S’ka si të jetë ndryshe ku dhe sot luhet bixhoz me drejtësinë nga Saliu siç bënte si kryeministër. Kështu veproi në organizimin e atentatit ndaj meje pasi e mori lajmin se i shpëtova plumbave ai dhe Jozefina vepruan urgjentisht në manipulimin e ngjarjes, ku me urdhër të Agron Kuliqit e Hysni Burgajt “duhej prishur hetimi dhe të nxjerrim atë që duam ne”.

Prokurorja në Shkodër Marjana Shtjefni kunata e sekretarit të “Dezinjatores”, me pseudonimin “Rusi”, mori përsipër krimin dhe manipulimin e këtij krimi, e si shpëblim ajo për 7 ditë u bë me një shtëpi të re në qytet sepse jetonte në fshat! Motra e saj bashkëshortja e ‘Rusit’ u emërua në detyrë të mirë në KQZ, dhe pasi manipuluan ekspertizën e dytë se e para ju doli kundër tyre, kaloi në gjykatë ai që donte Saliu, gjykatësi ndër më të korruptuarit Keno Dhima, në bashkëbisedim me familjarët e mi tha: Unë e di se këtu është çdo gjë e organizuar kundër Marjos e do i jepja pafajsinë, por të paktën po rrezikova vendin e punës t’i kem 20 mijë euro në xhep.

Janë të incizuara e shumë shpejt keta çakej të drejtësisë të turpshme do përballen me hetimin! Dua të theksoj se nga artikulli i kaluar më kanë ardhur me mijëra mesazhe urimi e përkrahje por dhe shumë mesazhe kërcënuese në faqen time të fcb e në tëiter. Dua t’i vë në dukje direkt Saliut se: Unë s’vdes vetëm si Azem Hajdari. Përderisa s’kemi shtet kanuni ngelet në fuqi, që do thotë se si për mua si për ty është e njëjta, si përfamiljen tënde asthu dhe për timen do të jetë e njëjta.

Azem Hajdari la me shkrim Çamërinë po kjo Çamëri nuk po ia di aspak Azemit por me paturpësinë më të madhe është strukur e s’guxojnë për 15 vite të përmendin Azemin. Azemi la të shkruar Kosovën, por Kosova s’ia diti aspak por po shitën e blihen nga Thaçi për të marrë pjesë në mitingun e 20 shkurtit! La amanet Shqipërinë ku deri sot vetëm vrasje e tradhti ka. Ndërsa unë kam lënë të shkruar çdo gjë në letër, sepse vetëm në Shqipëri lind njëherë e vdes dy herë!
 
S’keni besim as te prokuroria as te organet e sigurisë..?
Kemi sot akoma në SHISH të gjithë kupolën famëkeqe të Gazidedes që jo vetëm s’duhet të ishte aty por shumë të tillë duhej të ishin para drejtesisë. Në Prokurorinë e Përgjithshme Adriatik Llalla duhet të nisë hetimin nga vetja ku prokurori më i thjeshtë ka vilën që i kushton mbi 2 milion euro. Pse nuk i heton. Po ashtu gjykatësit me biznese e vila të tilla, pse s’ka kurajon të shkelë tek Gjiri i Lazit pse frikësohet apo përfundon si gjyqtari Konomi. Pra kjo shihet qartë se s’kemi shtet, por vetëm mafje politike qe a’na lë të hyjmë në BE e na radhit të parin vend për krim e korrupsion, deri te policët e burgjeve e komisariateve që janë kthyer sekserë të kriminelëve.

Kjo tregon se prangat për politikanët tanë duhen vënë në fyt e jo në duar sepse në fyt ia kanë vënë për vite me radhë duart këtij populli. Jemi i vetmi shtet në botë që me zgjedhjen e Presidentit pa konsensus dhe ky President sot loz ‘bixhoz’ me emërimin e gjyqtarëve në rrethe. Në Shqipëri duhet të shkrihen 95% e komunave ku për turp i vetmi vend në botë jemi ne ku një kryetar komune mban për 20 vite këtë post! Të shkrihen disa bashki, të zhduken të ashtuquajturit kryepleq, disa pijanecë ordinerë partiakë.

Ministria e rendit të drejtohet as nga PD as nga PS, Presidenti të zgjidhet nga populli Ka ardhur koha të vihet një presidente femër jashtë politikës. Të bëhet shkrirja e disa partive që vetëm vjedhin taksat e popullit. Ju kujtoj këtu krerëve të politikës së përveç kasetave kam mbi 900 ‘sms’ në telefonat e mi të rujtura shumë mirë, ku dhe ato do bëhen publike pa përjashtim. E di se kur më lexoni ju kujtoni me mall tradhëtinë ndaj Hasan Prishtinës, por unë po jua them më mirë kujtoni e shikoni Kontin e Monte Kristos, ndërsa shqiptarëve “Vdekjen e Kalit..”!

Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS