Statistikat vijnë nga partneri i Policisë Shqiptare, sipas të cilit për vitin 2016 parcelat e identifikuara me bimë narkotike në vendin tonë kanë qenë 2.086. Prej tyre, plot 2082 janë asgjësuar.
Nga raporti rezulton se, 2 409 206 rrënjë kanabis stativa janë asgjësuar vetëm brenda vitit 2016.
(Të dhënat e Guardia di Finanza për 2016 dhe krahasimi në vite)
Në raportin e Guardia di Finanza publikohen të dhënat e identifikimit dhe shkatërrimit të kanabisit në 5 vitet e fundit.
Në 2016, asgjësimi i sipërfaqeve të kanabisit që janë identifikuar është 99.8%.
Ndërsa në 2012 asgjësimi ishte 0%, në 2013 ka qenë 7.5% (pa llogaritur Lazaratin ),në 2014 u asgjësua 99.4%, në 2015, 99.8% dhe në vitin e fundit ka qenë 99.8%.
Të përkthyera në rrënjë kanabis të shkatërruara sipas raportit, në 2016 kanë qenë 2.409.206.
-Në vitin 2016 u asgjësuan 2836 këtë vit parcela
-Nga 2086 parcela është ndërhyrë 2082 prej tyre ose 99.8% të gjithë plantacioneve
- Në vitin 2015 u asgjësuan 1286 parcela
-Gjatë gjithë kësaj periudhe janë kryer 1592 procedime penale të nisura
-Prej këtyre 400 autorë të identifikuar dhe 248 të arrestuar
- Numërohen gjithsej 1260 operacione policie.
-Janë angazhuar 8900 forca policie, 2600 mjete
-Kostoja totale e ndërhyrjes 521 milionë lekë.
-Në total janë asgjësuar 2 milionë e 409 mijë bimë narkotike të shkatërruara
-463 mijë bimë janë shkatërruar si kubikë, e barabartë me mbi 20 % e bimëve të asgjësuar
-Mbi 4000 operacione në terren
-Nga 42 misione fluturimi, në dy fluturimet e fundit të kryera me qëllim konfirmimin e asgjësimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza konfirmon gjithashtu se bimët e evidentuara kanë qenë 0 (zero)
Bima vietnameze
Kreu i Policise se Shtetit, Haki Cako theksoi se ka një trend kultivimi për bimët narkotike. Një bimë e re kanabisi vietnamez është gjetur në 70% të parcelave. Sipas raportit, këtë vit bima e re vietnameze është hasur në 70% të parcelave të mbjella me kanabis.
“Ka trend kultivimi në zonat e mbyllura dhe me afat më të shkurtër rritje. Identifikimi i një bime të quajtur vietnameze që është gjetur në 70% të parcelave. Është hartuar një plan veprimi kombëtar për të parandaluar mbjelljen e drogës në vend. Është kosntatuar një numër i lartë fluturimesh me avion për misionin. Është monitoruar një sipërfaqe më e madhe e kanabisit në krahasim me të shkuarën. Bima e konstatuar, ka një cikël nga 18 deri në 45 ditë, por ndërhyrjet e policisë kanë qenë të menjëhershme, kështu që edhe kostot e misioni të fluturimeve kanë qenë të larta”.
Cako per bashkepunimin me italianet
“Në këto takime është dakordësuar përpunimi i të dhënave të monitorimeve në bashkëpunim me palën italiane.
Janë organizuar trajnime për gjetjen e koordinatave gjeografike, në fillim dhe gjatë misionit për gjetjen e kanabisit. Janë gjetur dy mënyra informacioni, gjetjen e plantacioneve dhe procedurave. Për gjetjen janë gjetur procedura për komunikimin me partnerët dhe janë organizuar takime dhe me partnerë të tjerë për bashkëpunimin me qëllima rritjen e objektivave të misionit
Janë marrë parasysh shumë elementët kyc për monitorimin e zonës, raportet e shërbimeve ligjzbatuese që janë ndarë me palën italiane e bashkëpunëtorë të tjerë.
Mbi bazën e analizave janë përcaktuar brezat në mënyrë vertikale të territorit nga zonat e ulëta e duke vijuar më pas në gjithë hapësirën e territorit shqiptar.
Është bërë një hartëzim i territorit dhe detajet teknike të fluturimeve”, tha Cako.
Cako theksoi se strukturat e policisë janë trajnuar ku prezent kanë qenë edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme.
“Trajnimi është bërë me iniciativën e mbështetjen e Universitetit të Napolit dhe Guardia di Finanzia. Do ndërmerreshin disa iniciativa për një bashkëpunim me Universitetit të Napolit dhe atij Politeknik në Tiranë. Duke shfrytëzuar komponentët shkencorë është dhënë imazh shumë i mirë i punës lidhur me punën e Policisë”.