Gulf mashtroi SHISH-in! Si ra viktimë e tollonave fiktive institucioni që ruan sigurinë kombëtare (Padia)

Në skemën e mashtrimit me tollonat fiktive nga kompania Sun Petrolium Albania njohur edhe si GULF, nuk ka rënë vetëm qytetarët, por edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku rezulton se GULF i shiti SHISH-it, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimit Informativ Durrës, 3310 litra karburant duke i marrë paratë, por pa i dhënë karburant, pasi menjëherë pas shitjes së tollanave, kompania shpalli falimentin duke u larguar nga Shqipëria.

Karburanti i blerë me parapagim nëpër distributor shërbehet me tollona çka rezulton se në skemën e mashtrimit me tollona ka rënë edhe SHISH.

Kjo sasi karburanti ishte kontraktuar nga SHISH e ndarë në 2233 litra naftë  dhe 1077 litra benzinë, por SHISH pak muaj pas nënshkrimit të kontratës me GULF nuk e ka marrë mallin e parapaguar.

Nga dokumenti i siguruar rezulton se “Drejtoria e SHISH Durrës, me cilësinë e Autoritetit Kontraktor, ka lidhur me shoqërinë “Sun Petroleum Albania” sh.p.k, kontratë furnizimi nr. 82/2, date 07.06.2017 me objekt: “Blerje karburanti-gazoil lO ppm ULSD dhe benzine pa plumb,me kartë elektronike”

E teksa kompania kishte nisur problemet e saj, SHISH si një ndër institucionet përgjegjëse për hetimin e paligjshmërive, nuk ka zbuluar asgjë të tillë deri sa njësoj si qytetarët kur ka shkuar në pikat e karburanteve i ka gjetur ata të mbyllura dhe nuk ka marrë furnizim.

"Kontrata është ekzekutuar deri më datëa 19.04.2018. Prej kësaj date e në vazhdim, te gjitha pikat me karburant të këtij kontraktuesi janë të bllokuara dhe nuk kanë bërë furnizimin me karburant të automjeteve të SHISH", - thuhet në dokumentin e siguruar nga Report Tv.

Kjo sasi e ndarë në gasoil dhe benzinë është paguar nga SHISH Durrës në dy këste edhe pse malli nuk ishte dorëzuar pranë institucionit të rëndësisë së veçantë.

Më datë 12.06.2017, me vlerë 646, 949.00 lekë është kaluar një transaksion tek GULF dhe dhjetë ditë më vonë pagesa e dytë me vlerën 287.002.00 lekë, gjithsej në total 933.951 lekë paguar brenda datës 22 qershor 2017.

Gjykata ka pranuar padinë e Shërbimit Informativ Shtetëror duke bërë sekuestro për asetet e GULF por jo për të gjithë shumën pasi sipas gjykatës SHISH ka shkelur ligjin duke paguar paradhënie një mall të cilin ende nuk e kishte marrë.

Aktualisht hetimet për skandalin e tollonave fiktive janë të hapura ndërsa në qeli nuk qëndron askush dhe gjykatat kanë nxjerrë 10 urdhër sekuestro për borxhet e pashlyera të GULF.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 04/03/2019 08:35

    Shish perbehet nga eskperte te njohur te fushes se tyre (militante partiake)..nese ngelin gjerat ne dote te "agjensive shteterore te sigurise" vaj medet

    Përgjigju
  • Ekonomisti: 03/03/2019 18:49

    Fillojeni hetimin nga Banka e Shqiperise pasi ka pasur dijeni per transaksionet qe bente me karta qe nuk lejohen nga BE. Mesa duket "Ujku fle tek BSH dhe AMF"

    Përgjigju
  • Era: 03/03/2019 18:20

    Shumë normale. Shteti dhe prokuroria nuk ekzistonjnë. Vetëm faqet e internetit punojnë( portalet).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë