Gurabijet 5-lekëshe të nostalgjisë
Përbërësit:
- 150 gr sheqer
- 1 kokërr vezë
- 150 ml qumësht
- 60 ml vaj
- 500 - 600 gr miell për ëmbëlsira
Përgatitja:

Përziejmë sheqerin, vezën, qumështin dhe vajin me tel kuzhine, shtojmë miellin pak nga pak. E punojmë mirë brumin me tel kuzhine dhe më pas me duar, derisa të bëhet homogjen. E hapim brumin në petë 0,5 cm dhe e presim në forma rrumbullake. I vendosim në tepsi me letër furrë dhe i pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 15-20 minuta. Pasi gurabijet të jenë pjekur i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen. Në fund sipas dëshirës mund t’i spërkasim me pak sheqer.
Komente

