Foto: Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, në një konferencë për shtyp me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në margjinat e samitit të liderëve të BE-së në Bruksel u bëri thirrje SHBA-ve dhe Izraelit t'i japin fund luftës në Lindjen e Mesme.
"Kam një mesazh fillestar për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin: ka ardhur koha për t'i dhënë fund kësaj lufte, e cila rrezikon të dalë plotësisht jashtë kontrollit, duke shkaktuar vuajtje të mëdha për civilët dhe duke ndikuar në mënyrë dramatike në ekonominë globale, me pasoja potencialisht tragjike, veçanërisht për vendet më pak të zhvilluara", tha Antonio Guterres.
Këshilli i Sigurimit", vazhdoi Guterres, "i ka dënuar këto sulme dhe i ka urdhëruar ato të ndalen, ashtu siç urdhëroi hapjen e Ngushticës së Hormuzit".
"Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë një bashkëpunim shembullor dhe Bashkimi Evropian ka qenë një mbështetës themelor i OKB-së dhe i multilateralizmit. Shpresoj, në fakt jam i sigurt, se Bashkimi Evropian do të jetë absolutisht qendror në përpjekjet për të krijuar një rend ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit, një rend ndërkombëtar në të cilin do të ketë më shumë drejtësi, në të cilin do të ketë më shumë kontroll mbi evolucionin e teknologjive dhe në të cilin e drejta ndërkombëtare do të ofrojë mbrojtje", përfundoi ai.











