TIRANË, 11 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kryeministri i vendit, Edi Rama, i hap rrugë edhe ekspertëve shqiptarë jashtë vendit për të plotësuar vendet e Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë.
Përmes faqes së tij Facebook, Rama bënë të ditur se javën e ardhshme do t'i bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar. Qëllimi, plotësimi i vendeve në Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. "Do t"u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar për vendet në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Javën tjetër thirrja!", shkruan Rama në Facebook.
Më herët, në një deklarat për shtyp, Kreu i Ekzekutivit, Edi Rama bëri të ditur se Guvernatori i Shqipërisë nuk do jetë nga politika por pjesë e sistemit financiar kombëtar./a.g/