Nurgul Yesilcay është një nga aktoret më të dashura turke. Ajo u bë e njohur në Shqipëri me anë të serialit “Fate të kryqëzuara”, ku luajti rolin e Gylserenit, bukuroshes së varfër që martohet me biznesmenin e fuqishëm.
Mirëpo në jetën reale, Yesilcay po kalon një krizë të madhe financiare. Një nga bizneset e saj në Izmir është sekuestruar dhe shkak është bërë një borxh i papaguar. Aktorja kishte një dyqan me fustane nusërie, të cilin e menaxhonte së bashku me motrat e saj. Mirëpo ky falimentin do t’i sjellë një rënie të madhe të pasurisë.

Komento
Komente

