Habit Gjikondi në Report Tv: Meta do shkarkohet dhe do shpallet 'non grata', e pret burgu i Reçit! Duraj: Padia ndaj Kuvendit nuk zgjidh asgjë

Jursitja Brisida Gjikondi, bëri një deklaratë të fortë këtë pasdite në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitja në Report Tv, ku tha se Presidenti Ilir Meta do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese. Sipas saj, hapi i dytë do të jetë shpallja ‘non grata’ e Presidentit, ndërsa hapi i tretë do të jetë burgu i Reçit për kreun e shtetit.

“Unë mendoj se hapi i parë është shkarkimi, hapi i dytë non grata dhe hapi i tretë burgu i Reçit dhe sidomos konfiskimi i pronave. Duhet t’i godasësh aty ku ju dhemb më shumë.”-tha Gjikondi.

Ndërsa jursiti Alban Duraj tha se prisnin më shumë nga ‘Kushtetuesja’ ndërsa shtoi se tejzgjatjet për të marrë një vendim janë të panevojshme.

“Kjo tejzgjatje i lodh njerëzit. Nuk më duket e udhës, tejzgjatja e madhe është e panevojshme për mendimin tim.”-tha jursiti Alban Duraj.

Për juristen Brisida Gjikondi, prej qershorit 2021 Kushtetuesja duhet të ishte më dinamike duke qenë se do konfirmonte një vendim të marrë nga Parlamenti.

“Kushtetuesja ka treguar se është e brishtë dhe nuk ka vetëdijen dhe një formim të lartë kushtetues siç duhet ta kishte. Për të gjitha çështjet ka shkuar dhe konsultuar me Komisionin e Venecias, që nuk është shumë pozitive për të. Për rastin e Metës, do fitojë goxha terren tek shqiptarët nëse kurorëzon shkarkimin e tij si President si një person i padenjë për atë pozicion.”-tha Gjikondi.

Teksa u ndalën tek padia e Metës kundër Kuvendit për t’ju drejtuar me kallëzim penal Prokurorisë, Alban Duraj tha se është e drejta e Metës për t’ju drejtuar oganeve në lidhje me pretendimet e tij, por thekson se ky kallëzim nuk do zgjidhë asgjë për kazusin e çështjes, por mund të jetë presion ndaj Kushtetueses apo anëtarëve.

“Nëse llogarisim kohën që i duhet Prokurorisë të nisë hetimin dhe të dalë një përfundim, do jetë kohë e gjatë që tejkalon 30 ditëshin e Kushtetueses. E drejtë që e ka çdo kush që mendon se i është cënuar një e drejtë, por në rastin konkret, presion ndaj Kushtetueses për të marrë një vendim”-tha Duraj.

Ndërsa për jursiten Brisida Gjikondi, 99 për qind e shqiptarëve kanë parë me zë e figurë se si Ilir meta, kurrësesi dhe asnjëherë nuk ka kryer funksionet e një Presidenti.

“Presidenti ka qenë nxitës i përçarjes, ka mbajtur anë politike haptazi dhe deklarata bombastike që do jepte dorëheqjen nëse fitonte Edi Rama. Ka qenë denigrues përballë ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri. Asnjë moment, edhe kur nuk është marrë me politikën, ka qenë i padenjë si President duke sjellë një figurë qesharake. Kjo që po bën tani është shumë e turpshme. Skandal shtetëror që secili President, kur trupi gjykues tërhiqet për vendim, bën presion haptazi.”-tha Gjikondi.

E pyetur për protagonizmin e Metës për konferencat e shpeshta për shtyp, Gjikondi deklaroi se Meta kërkon ta polarizojë situatën.

“Është i vetëdijshëm që e ka supermerituar të shkarkohet. Nëse do kishte pak dinjitet burrëror, do kishte dhënë vetë dorëheqjen kur e pa që Parlamenti po e shkarkonte. Ai do të ketë konflikt dhe të agravojë situatën për t'i treguar shqiptarëve që po e shkarkojnë padrejtësisht. E bën si Berisha që të ketë imunitet, që drejtësisë shqiptare, të mos merret me të, se gjoja do thotë po merren me mua se jam lider politik që e do populli.”-tha Gjikondi.

Për juristin Alban Duraj, Presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet ndërsa theksoi se Kushtetuesja bën edhe ajo politikë.

“Kemi një përbërje politike, nuk është interesi i Gjykatës Kushtetuese për ta shkarkuar duke qenë se kemi 3 muaj dhe Metës i mbaron mandati, dhe nga ana tjetër nëse Meta shkarkohet, do dilte triumfator dhe do akuzonte Kushtetuese si një gjykatë të kapur.”-tha Duraj.

I pyetur pse mendon se nuk do shkarkohet Presidenti Ilir Meta, Duraj tha se ai nuk ka bërë shkelje dhe nuk do shkarkohet.

“Para 25 prillit ka dhënë vetëm mesazhe ndërsa për sfurqet janë përdorur në mënyrë metaforike. Presidenti ka ushtruar kompetencat duke dhënë mesazhe në një farë mënyre që mendoj se i ka bërë mirë. Ai është në konflikt interesi si është vendosur, se bashkëshorten e ka kryetare të një partie politike që është në opozitë. Nga ky konflikt përfitojmë një të mirë publike, ushtrimi i kompetencave maksimalisht. Kemi një Presidenc që buron nga Kuvendi, ai mendoj se ka pasur një interes të heshtur ose të fshehtë dhe i ka bërë mirë.”-tha Duraj.

Por ky mendim, u kundërshtua nga juristja Brisida Gjikondi e cila theksoi se Meta në seancë ka kërkuar shkarkimin e të gjithë gjyqtarëve dhe se ka shkelur Kushtetutën që ditën e parë në detyrë dhe deri sot.

“Për Vitore Tushën, si e përkëdhelura dhe e preferuara e tij, ka filluar një ‘sulm’. Presidenti nuk mund të jetë pjesë e asnjë partie politike. Një nen tjetër thotë se Presidenti shkarkohet kur shkel Kushtetutën. Meta e ka shkelur Kushtetutën që ditën e parë kur u emërua deri ditën e sotme. Thirrja më 2 mars, që kërkoi popullin për të mbrojtur sovranitetin, ligjërimi ishte kundër mazhorancës. Sulmi në një televizion ku u shpreh se SHBA edhe mund ta asgjësonin në malin me gropa. Shpallja e datave për zgjedhjet lokale, epitetet që i jepte mazhorancës, të gjitha delirimet e tij, qasjet dhe qëndrimet kanë qenë partiake, jo të një Presidenti për të gjithë shqiptarët, konfliktet që ka pasur PD-ja, jo më larg se dje tha se priti Berishën në Presidencë dhe patën biseda politike, edhe kjo është skandal.”-tha Gjikondi.

Saga e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës, i nisur në maj të vitit të kaluar nuk do të dojë më shumë se 30 ditë. Kufirin kohor e thotë Kushtetuta dhe e konfirmoi edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, sot teksa mbylli seancën e gjatë të shqyrtimit të vendimit të 104 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë më 9 qershor 2021. 

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teuta: 08/02/2022 03:40

    Meta nuk e ka bere detyren e Presidentit dhebjam dakord me "juristen". Nese do ishte mundesia, tek Skenderbeu ne mes te tiranes ta varin shokun Meta! Bashke me Berishen. Keshtu dhe kenaqet "njeriu i ri" i qytetit komunist. Nje pyetje, po per ekzekutivin, abuzimet, vjedhjet, korrupsionin, zhvatjen e cdo pasurie dhe interesi publik, kush do flase? Kush do gjykoje dhe a do gjykoje xhanem? Cfare niveli komplet te degjeneruar qe e kemi katandisur shoqerine.

    Përgjigju
  • Sifi: 07/02/2022 20:34

    Per mua veprimi me i drejte i Metes ,do ishte doreheqja nga posti te cilin nuk mund ta kryente duke bere opozitarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur