Hackman: Ja metamorfoza 
 e lapidarëve në Shqipëri

Hackman: Ja metamorfoza <br /> e lapidarëve në Shqipëri
TIRANE- Lapidarët, ashtu si bunkerët, dominojnë peizazhin shqiptar. Fotografin e njohur anglez, Robert Hackman, e kanë intriguar së tepërmi këto objekte gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Me pamjet e lapidarëve dhe monumenteve të ngritura gjatë periudhës së komunizmit, Hackman do të çel më 6 gusht një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kjo është ekspozita e tij e dytë në Shqipëri pas asaj të një viti më parë kushtuar bunkerëve, që e çeli në Muzeun Historik Kombëtar.

Shumica e lapidarëve të ndërtuar me beton, si shenjë nderimi për heronjtë, ashtu si dhe statujat e bustet e ngritura për ta, u lanë pas dore prej 25 vjetësh, që nga rënia e komunizmit në Shqipëri në vitin 1991. Hackman i ka  fotografuar në gjendjen e mbetur. Dhe, po të shohësh objektet rrethanore të fotos, ku aty gjenden fëmijë që luajnë, kafshë shtëpiake, por edhe plehra, nuk mund të thuash se e ruajnë ende simbolikën e tyre. Çfarë ka dashur të thotë fotografi më këto imazhe që do t’i eskpozojë në GKA për publikun shqiptar.

Robert Hackman thotë se “Më intriguan lapidarët dhe monumentet në parqet publike të Shqipërisë, ndërsa isha duke fotografuar  riciklimin dhe ripërdorimin e bunkerëve që nga viti 2007. Bunkerët ishin ripërsëritje e së njëjtës histori, pavarësisht vendndodhjes, kurse secili lapidar kishte një histori dhe një arsye për ekzistencën e tij, por vura re se sa më shumë i fotografoja, edhe tek lapidarët shihja më shumë ngjashmëri”.

Ekspozita “Lapidarë dhe Monumente” e fotografit Robert Hackman do të prezantohet me një përzgjedhje prej rreth tridhjetë e pesë fotografish me ngjyra, në dimensione jo shumë të mëdha, të cilat në fokusin e tyre kanë një vëzhgim fotografik personal të autorit nëpër Shqipëri, sipas tij konecptuar si monumentet e peizazhit post-socialist shqiptar.

Duke i parë në distancë si një i huaj, Hackman ka zbuluar metamorfozën që kanë pësuar, e cila sipas tij nuk është thjesht metamorfozë e pamjes. “Të ndërtuar prej betoni kryesisht, lapidarët janë në shpërbërje, relikte të një perandorie të shkuar, kujtime të jetëve të humbura”, komenton Hackman peisazhet e sjella për këtë ekspozitë, që do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht.

Hackman është fotograf profesionist që nga vitet 2000. Lindur në Australi në vitin 1995, ai u zhvendos në Londër ku sot jeton dhe punon. Çështjet humanitare, historike dhe fetare kanë qenë prioritei i punës së tij. Gjatë këtyre viteve ka punuar për UNHCR, UNICEF, Refugee Council, Refugee Action, etj. Fokus tjetër i punës së tij është fotografia e peizazhit dhe fotografia abstrakte. 
Robert Hackman

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës