'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh

Avokati Indrit Sefa komentoi në Report Tv mbrëmjen e sotme zgjedhjet në Himarë. Sefa analizoi përzgedhjen e kandidatit të opozitës e cila ishte me vonesë duke mos i lënë kohë as për fushatë, kjo pasi opozita humbi shumë kohë me çështjen Belerin.

'Opozita u mor më shumë me betejën  ligjore tek procesi i zotit Beleri. E identifikoi 30 ditë para zgedhjeve, PS caktoi vetë datën e zgjedhjeve. Afati i ankimit të Belerit mbaron nesër. Presidenti merr njoftim nga Këshilli i Ministrave. Pastaj merr vendim për datën e zgjedhjeve. Rama do ti bënte këto zgjedhje në terrenin që ai donte. Përcaktoi vetë terrenin, kushtet ku do hynte. Opozita dështoi në përcaktimin e një kandidati pas zotit Beleri. Nuk mund ti lihet kandidati një fushatë dy javore.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Greqia dyshon se humbi Himarën, ditën që Berisha bëri pakt me Ramën


G.K/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar