Të paktën 100 persona u arrestuan në mbarë Evropën në kuadër të një operacioni që parashikon të frenojë përdorimin e dokumenteve të rreme të identitetit nga krimi i organizuar, njoftoi sot Europol, sipas të cilit, këto dokumente të falsifikuara ishin shitur për shuma që arrinin nga 250 deri 1 500 euro.

"Në një operacion të rëndësishëm ndërkombëtar të policisë mbështetur nga Europol, 950 përfaqësues të forcave të sigurisë (...) kanë ushtruar kontrolle në 138 pasuri të tundshme dhe të patundshme dhe arrestuar 100 individë", theksoi në një komunikatë zyra evropiane e policisë Europol, me seli në Hagë.

Në këtë operacion drejtuar nga autoritetet gjermane me mbështetjen e Europol, 49 persona u arrestuan në Spanjë, 28 në Francë, 10 në Suedi. gjashtë në Greqi, katër në Gjermani dhe një në Austri, Portugali dhe Rumani. Operacioni parashikon krimin e organizuar në Evropën Lindore.

Operacioni, i cilësuar si goditja më e madhe kundër krimit të organizuar, ka mundësuar përveç të tjerave edhe identifikimin e autorëve për 30 vjedhje në Spanjë dhe Gjermani./ATSH/