Komisioneri evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të vizitojë këtë të enjte Kosovën.
“Indeks Online” shkruan se Hahn do të takojë kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa sa i takon temës së diskutimeve, ende nuk është bërë e ditur.Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, në orën 16:45.
Vizita e komisionerit evropian vjen në kohën kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave të importuara serbe dhe atyre nga Bosnja.
Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ka deklaruar se Kosova do ta heqë taksën e vendosur vetëm në rast se Serbia do të shfaqet e gatshme ta njohë vendin si shtet të pavarur.