BRITANI - Disa hajdutë u përpoqën të vidhnin hirin e Sigmund Freud që është vendosur në një varrezë hebraike në Londër.
Hiri është i vendosur në një vazo të lashtë që daton që në shekullin e III para Krishtit. Sigmund Freud konsiderohet si babai i psikoanalizës moderne.
Kjo ngjarje ka ndodhur në datën e ndërrimit të viteve, ndërmjet 31 dhjetorit dhe 1 janarit.
"Ndërmjet datave 31 dhjetor dhe 1 janar, disa hajdutë tentuan të vidhnin vazon që mban hirin e Sigmund Freud dhe të gruas së tij, Martha", tha policia në një deklaratë.
Policia kërkon edhe ndihmën e publikut për informacion në lidhje me identifikimin e autorëve. Policia e cilësoi këtë ngjarje si një akt të neveritshëm.
Vendi ku qëndron hiri i pasikoanalistit Freud dhe bashkëshortes së tij qëndrojnë në një bazament të veçuar.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com