TIRANE- Hajri Kushe do të jetë kreu i ri i sektorit të antidrogës në Policinë e Tiranës.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se vendimi për emërimin e Kushes është marrë gjatë ditës së djeshme, ndërsa më parë postin e kreut të Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës e mbante Bled Rreshka, i cili është emëruar Shef i Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme.
Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa kanë firmosur dje emrat e rinj për shefat e krimeve dhe të rendit në policinë e kryeqytetit. Lëvizje janë bërë edhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër.
Ditën e djeshme është larguar shefi i komisariatit të Bulqizës Behar Caka. Në vend të Cakës shef i komisariatit të Bulqizës është emëruar Niko Nikolli, informon ATA.
Redaksia online
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com