TIRANE - Një grup hakerash grekë kanë sulmuar mbrëmë rreth orës 23:00 webfaqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë www.kmsh.al, duke publikuar mesazhe e foto tepër ofenduese e fyese ndaj fesë islame dhe myslimanëve.
Fotot dhe mesazhet nxisin dhunë e urrejtje ndaj myslimanëve dhe fesë islame. Faqja është bllokuar nga grupi i mirëmbajtjes së faqes dhe po punohet intensivisht për rikthimin e saj.
Faqja është sulmuar nga grupi i ashtuquajtur G.H.S (Greek Hacking Scene), të cilët më parë kanë sulmuar edhe faqe të tjera turke, maqedonase e kosovare, si dhe faqe të tjera në të gjithë botën.
Shpeshherë faqet shqiptare me domainin .al janë sulmuar nga hakerat, kryesisht grekë e serbë, duke shpërndarë mesazhe urrejtje e dhune.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com