Por si u arrit të vidhen 215 mijë euro?
Ka qenë një e-mail i mbërritur në zyrën e fiancës që njoftonte financieren L.T për një pagesë që kompania shqiptare duhet të bënte në një llogari bankare në Sofje të Bullgarisë.
Kjo pagesë është kryer me anë të transaksionit online nga llogaritë bankare të kompanisë në drejtim të një banke në Bullgari. Pa kaluar shumë kohë nga bërja e pagesës është kuptuar dhe vjedhja pasi firmës shqiptare nuk i rezultonte një borxh i tillë apo porosi e bërë nga ndonjë grosist në Bullgari. Ky kallëzim i është referuar dhe sektorit të krimeve kompjuterike në Prokurorinë e Tiranës të cilët tashmë kanë nisur letërporosi drejt bullgarisë për të identifikuar personat që kanë tërhequr shumë prej 215 mijë euro.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)