TIRANE- Stefano Bottura, një hakers italian që rezulton në këtë shtet i dënuar me 8 vite burg për mashtrim kompjuterik dhe falcifikim dokumentash, ka arritur të klonojë elektronikisht disa karta bankare, të cilat i përkisnin disa shtetasve të huaj dhe pikërisht këto karta ti mbingarkojë me shuma të konsiderueshme parash, duke i kthyer në debitore.
Mësohet se Bottura dhe dyqanin “Evolveo” që zotëron në Tiranë, e ka për tregtimin e paisjeve elektronike, kamerave dhe sistemeve elektronike. Sipas burimeve të prokurorisë, Italiani ka arritur të hapë një llogari bankare, ku prej saj ka kryer disa transferta parash, me kartët që dispononte.
Fiks nëpërmjet kësaj karte ai ka vijuar të kryejë disa transfera të tjera të cilat më pas ia faturote si debi bankare kartave të tjera të cilat ai i kishte klonuar, por këto karta rezultonin të ishin në emër të personave të tjerë të huaj.
Shuma që prokuroria pretendon se i është vjedhur bankës është mbi 181 milion lekë, dhe se kjo shifër financiare është marrë nga italiani, ndërkohë që është shtuar si debi bankare tek emrat e personave që zotëronin më parë kartat e klonuara. Të gjitha këto transaksione janë kryer nëpërmjet aparatit POS dhe jo nga sportelet e bankave.
Vjedhja 181 milion lekë
Banka e nivelit të dytë ka identifikuar rastin e mashtrimit kompjuterik, i cili ka krijuar një dëm të konsiderueshëm financiar në këtë bankë. Dyqani me emërtimin “Evolveo” i regjistruar në QKR si HRS Group, në datat 03-06 Tetor 2015, ka kryer trasaksione në vlerën 73,605,000 lekë. Këto transaksione janë kryer në aparatin POS të po kësaj banke dhe janë kryer me 6 karta të ndryshme, të cilat janë lëshuar nga banka të ndryshme në shtete të ndryshme.
Pasi ka kryer transaksionet, nëpërmjet një opsioni në POS, i cili quhet “Refund Option” ai ka kthyer në të njëjtat karta shuma më të mëdha se ato që ai ka procesuar në blerje fillimisht. Totali i transaksioneve të kryera me opsionin refound është 91,760,000 lekë. Shuma e cila i merret bankës është 18,155,000 lekë.
Ky lloj opsioni pavarësisht se debiton llogarinë e biznesit të tij, i cili është lidhur me POS, fondet i ka transferuar në llogaritë e kartave pra ato mund të merren me kartë, mund të transferohen nga llogaria e klientit ose të tërhiqen fizikisht.
Aktualisht banka ka bllokuar më datë 06.10.2015 llogaritë e klientit HRS Group dhe duke ç’aktivizuar aparatin POS. Nëpërmjet postës elektronike banka i ka kërkuar biznesit që të dërgonte informacion lidhur me këto veprime si dhe dokumentacionin përkatës në lidhje më transaksionet.
Përgjigjia e biznesit HRS Group nga posta e tyre elektronike [email protected] ka qenë në anglisht dhe e pakuptueshme nga punonjësit e bankës. Gjatë vajtjes në ambjentet e biznesit punonjësit e bankës kanë konstatuar se ai ishte i mbyllur.
Dënimi 8.11 vite burg
Nga transaksionet e kryera rezulton se transaksioni i kryer me kartën e bankës është bërë tek numri i kartës 4xxx480, datë 03.10.2015, ora 14:39:34 në vlerën 250.000 lekë. Sa rezulton nga aktet paraprake e Interpol Roma rezulton se shtetasi i dyshuar Stefano Bottura rezulton i dënuar në shtetin Italian me 8 vjet e 11 muaj burgim për vepra penale të falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, krimit të organizuar etj.
Organi proçedues çmon se nisur nga kompleksiteti i çështjes, sanksioni i veprës penale dhe veprimet aktive, ekziston mundësia që ai ti fshihet hetimeve.Për këtë arsye është urdhëruar arrestimi i menjëhershëm i tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com