Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë këtë të martë seanca e parë gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili dhe dy të tjerëve ish-punonjësi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Tre ish zyrtarët dyshohen se hakeruan dhe vodhën të dhëna nga kompjuterët e 3 prokurorëve të SPAK.
Sulmi kibernetik ndaj SPAK ndodhi më 12 mars të vitit të kaluar. Sipas SPAK, hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së
Hakerët tentuan të ndërhyjnë edhe në emailin e Altin Dumanit, asokohe drejtues i SPAK, por nuk patën sukses falë masave të forta të sigurisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











