Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka nisur një vizitë në Kosovë ku ka takuar Ministrin e Punëve të Brendshme,të Kosovës Skënder Hyseni ku në këtë takim, të pranishëm ishin edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Ai ka theksuar nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm të dy policive.
Temë bisede në këtë takim ishin marrëdhëniet mes Policisë së Kosovës e Policise së Shqipërisë dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
Ministri Hyseni e vlerësoi bashkëpunimin profesional që zhvillohet midis dy policive.
Gjithashtu Drejtori Çako u prit edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi.
Për nder të kësaj vizite u organizua edhe parada e kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 53-të.
Cako shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqi gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim dhe kordinim në mes dy institucioneve Akademisë së Kosovës për siguri Publike dhe Policisë së shtetit të Shqipërisë.
Çako dhe Maxhuni kanë theksuar se bashkëpunini mes dy policive do forcohet akoma më tej.
Redaksia Online
9F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com