Haklaj: Berisha, Rama e Meta janë bashkë! Ish-kryeministri demokrat mbështetet nga Rusia

Haklaj: Berisha, Rama e Meta janë bashkë! Ish-kryeministri demokrat mbështetet nga Rusia

Azgan Haklaj

Ish deputeti demokrat Azgan Haklaj tha për Report Tv se ndryshe nga ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi, kreu i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, nuk ka treguar asnjë lloj morali politik pas shpalljes “non grata: nga SHBA dhe nuk ka ndjekur rrugët ligjore të parashikuara nga ligji amerikan për ankimimin e kësaj mase nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Për më tepër, Haklaj tha se Berisha mbështetet nga Rusia.

“Ndryshe kemi në Shqipëri zotin Sali Berisha, i cili jo vetëm që nuk u tërhoq, por këmnguli që do të bënte lobing. Lobingun nuk e ka bërë. Gjyqin nuk e ka bërë në gjykatën në SHBA duke shfrytëzuar haoësirën 3-mujore pas shpalljes NON GRATA dhe tani thonë do e na heqë Trumpi. Këta te Rithemelimi janë bërë sikur janë zëdhënësit e Trumpit. Non gratën ta heq vetëm gjykata federake e SHBA. Smundet të ta heqë as Trump, as DASH”,-tha Haklaj.

“DASH dekoroi dhe e shpalli në listën e 10 kampionëve anti-korrupsion Altin Dumanin. Kjo është përgjigja zyrtare e DASH për përrallat që qarkullojnë”,theksoi ish-deputeti.

Gjithashtu, Haklaj tha pavarësosht antagonizimit të vazhdueshëm të Berishës ndaj George Soros, ky i fundit është sjellë nga vetë ish-kryeministri demokrat në Shqipëri.

“George Sorosin e ka sjellë në Shqipëri Sali Berisha në vitet 92-93. George Sorosi ka hapur fondacionin BESA. E kanë kthyer në fondacion bandë ku janë të implikuar edhe Berisha edhe Meta edhe Majko, me drejtorin e fondacionet BESA, Bajram Muçaj, i cili është kushëri i Ilir Metës. Fondacionin BESA e kanë kthyer në bankë dhe fillimet i ka nga Sorosi. Vetë Berisha ka negociuar me spanjollët në vitet 2006-2008 pasi e kanë kthyer në bankë një fondacion të tillë BESA, I themeluar nga Soros. Berisha pasi tha ma ka bërë Sorosi, tha ma ka bërë Charls McGonigal, pastaj tha ma ka bërë Palmer se I kam thënë e ke gruan serbe”,-tha Haklaj.

Për Haklajn, regjistrimi i Berishës në gjykatë si kreu i PD është një shkelje.

“Sot regjistrohet në gjykatë Sali Berisha si kryetar i PD. Tani ka një kontradiktë shumë të madhe. Me 11 dhjetor ata kanë bërë kuvendin, në vitn 2021 dhe kanë thënë do bëjmë një komision të përkohshëm, I cili ka afat 3-mujor, 1 dhjetor-11 mars. Me 11 mars ka deklaruar se I ka skaduar afati, me 30 prill kanë bërë zgjedhje  dhe kanë zgjedhur Berishën me një anëtar një votë.

Ndërkohë Angron Zhukri ka miratuar sttautin e 11 dhjetorit dhe komisionin e Rithemelimit me 29 kryetarë. Ka shkuar çështja në Gjykatë të Apelit, ka shkuar në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Apelit me një vendim të njëanshëm, nuk ka vendosur vendimin e Gjykatës së Lartë por e ka shpallur të drejtë, i ka dhënë vulën komisionit me 29 kryetarë dhe këta janë regjustriar në gjykatë sipas vendimit të Gjykatës së Apelit. Më këtë vendim janë regjistruar në Gjykatën e Juridksionit të Përgjithshëm, Tiranë. Tani kanë regjistruar Sali Berishën. Me cilin mekanizëm është zgjedhur Sali Berisha? Kjo është një kundëroërgjigje kundër DASH, pas dekorimit të zotit Altin Dumanit dhe SPAK-ut”,-tha ai.

Për ish deputetin demokrat, aksionet politike të Berishës si e ashtuquajtura mosbindje civile, janë hipokrizi.

“Berisha tha do bënte mosbindje civile, 77 forma. Pastaj bëri marrëveshje me Ramën, bëri marrëveshje për shpëtimin e mandatit të vet, shpëtoi reformën zgjedhore, bëri amnistnë penale dhe tani nëpërmjet komisionit Xhafa të godasë SPAK-un dhe GJKKO-në”,- theksoi Haklaj.

K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që adhurojnë jetën e luksit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që adhurojnë jetën e luksit