TIRANË- Ish deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj hodhi akuza edhe në drejtim të Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj tha se Bardhi ka shkelur statutin duke u emëruar si kryetar i grupit të PD në njjë kohë kur vijon të jetë Sekretar i Përgjithshëm, e ndërsa sipas tij, Tabaku po negocion me grupin e Sali Berishën.
“Bardhi në kundërshtim me statutin, kryetari i grupit s’mund të jetë Sekretar i përgjithshëm. Tabaku nuk ka pranuar se po negocion me Berishën, prandaj kryesia të mblidhet me urgjencë” shtoi ai.
Për këtë arsye, i bën thirrje Lulzim Bashës që të kthehet.
“Basha të kthehet dhe të marrë përgjegjësinë”, u shprehet Haklaj.
Për Haklajn, Berisha nuk është shumicë, e ndërsa sipas tij pas thirrjeve për t’u dhënë vulën me këtë pretendim, ai nuk i sheh aq “të pafajshme”.
“Tani duan vulën, kur të certifikojnë kandidatët fitues të Bashkë Fitojmë, shkojnë me vulën e partisë së Lirisë, e njëjta gjë edhe për Këshilltarët, pra i merr të gjitha Partia e Lirisë, Berisha i çdo në prit demokratët dhe votuan partinë e Lirisë, prandaj u bëj thirrje atyre që kanë votuar, Berisha mbetet pa parti, Meta do përpiqet që të faktorizohet dhe të bëjë llogaritë për zgjedhjet vendore të 2025”, tha Haklaj.
Haklaj tha se nuk ka nevojë për thirrje për bashkim.
“PD ia doli që të kemi një parti euroatlantikë. PD është e hapur, jemi të bashkuar, ne i kemi ftuar herë pas here demokratët, PD nuk përdoret më për interesa personale dhe sulmeve ndaj SHBA”, shtoi ai.
Në fund, dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj e cilësoi si akt burrërie.
Bardhi u zgjodh sot kryetar i grupit të PD me 33 vota pro, mes tyre edhe nga Lulzim Basha.
B.K./B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
Po kete hutaqin Bardhin qe ben ham ham dhe e sjell pak verdall Tabaku qe luan ne prapaske eshte nje rrezik shume i madh per vendin per faktin se ajo eshte dhe ne krye te negociatave.Duhen bere levizje urgjente per te shpetuar njehere e mire nga keta peng marres te demokracic.
PërgjigjuDhe komedia vazhdon.Ata qe mbeshteten kandidatet e foltores (Bardhi,Koreshi,Cupi ,Tabaku e te tjere pas tyre,pa harruar ketu Mziun e Sulen Dashnor) tani kane lobuar te kene njeriun e tyre ne krye te partise.Kjo eshte komedi me shume akte! Ka te drejte zoti Haklaj.Kjo eshte per te qeshur e per te qare njekohesisht.S'di njeriu nga t'ja filloje e ke te besoje.Te gjithe ja kane me hile partise dhe bejne llogarite e tyre personale.Kjo nuk duhet te lejohet nese ka akoma ne ate konglomerat fytyrash njerez qe kane sado pak ndershmeri!E lane Bejkon vetem ne fushate dhe tani o burra kush te perfitoje me shume pozite !Turp!
Përgjigju