Rudina Hajdari, deputetja e opozitës parlamentare, thotë se dhimbjen për vdekjen e të atit Azem Hajdari e ka kthyer në forcë. Sipas saj ajo periudhë ka qenë tepër e vështirë, por u largua në Amerikë për t'u kthyer në Shqipëri më pas për të dhënë kontributin e saj që këto ngjarje të mos ndodhin më. Në intervistën për 'N'Konak' Hajdari thotë se pret që drejtësia e re të 'hakmerret' për babain e vrarë.

Rudina Hajdari: Jemi munduar që ta kthenim dhimbjen në forcë. Kur ika në Amerikë doja që ai të ishte krenar për mua.

Më ka frymëzuar shumë. Edhe të rikthehem në Shqipëri që të jap kontributin tim në vend.

Pse nuk kishte drejtësi për vrasjen e babait tuaj?

Rudina Hajdari: Padrejtësia ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë. Babai e dinte sa rrezik i kanosej. Nuk donte që ne të merreshim më këtë çështje.

Në intervista thoshte ‘amanet fëmijët’ se e dinte që ne do ta vazhdonim rrugën e tij. Dhe unë këto fjalë i kam vathë në vesh.

Kam menduar të merrem me këto gjëra që ai donte t’i çonte para. Për mua kjo është “hakmarrja” më e bukur.

A pret një epilog?

Rudina Hajdari: Pres që në Shqipëri të ketë drejtësi. Po bëjmë reformën në drejtësi, nuk ka qënë perfekt por ka qënë i mbikqyrur nga SHBA dhe BE.