Nikoll Sherrniku, 28-vjeç, i arrestuar sot nga policia e Lezhës gati të kryente një atentat sipas të gjitha gjasave ka një lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa javë më parë kur u vranë 3 vetë në Fushë-Krujë.
Sherrniku është i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit Xhuliano Prela dhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës. Madje edhe Martinaj ka qenë i akuzuar më parë për vrasjen e ish-efektivit.
Nuk dihet nëse Nikoll Sherrniku ishte gati të kryente ndonjë atentat si hakmarrje në lidhje me eliminimin e shumë prej njerëzve të Ervis Martinajt kohëve të fundit apo jo. Por siç duket përplasje mes bandave në këtë zonë të Shqipërisë vijon.
Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi mesditën e 17 korrikut në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.
Lajmi kryesor: