Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Sulmuesi i Manchester Cityt Erling Halaand

Për Erling Halaand pothuajse çdo javë kanë bërë përshtypje golat e shumtë që realizon, port ani po ndodh e kundërta dhe nuk mund të mos përbëjë lajm. Mbi të gjitha kanë ndikuar 5 humbjet rradhazi të Manchester Cityt, që tani e sheh veten 8 pikë larg Liverpoolit kryesues në Premier League.

Sa i takon Halaand, duket se gjithçka i është kthyer në bumerang pas ndeshjes me Arsenal ku ai shënoi, por u mbyll 2-2. Norvegjezi pas përfundimit të sfidës u kap me trajnerin e Arsenal Mikel Artetën, duke i thënë “qëndroni i përulur, qëndroni i përulur”.

Haland gjithashtu u konfrontua me sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Zhezus, mes skenave të nxehta pas vërshëllimës së fundit atë ditë. Por fjalët “qëndro i përulur”, tani i janë kthyer kundër 24- vjeçarit, ndërsa forma e tij ka qenë zhgënjyese prej atëherë në krahasim me standardet e tij të larta.

Haland ka luajtur në shtatë ndeshje në Premier Ligë, që nga barazimi me Arsenalin. Ai është aktivizuar në 90 minuta të plota në secilën prej këtyre ndeshjeve, por ka shënuar vetëm dy gola. Dhe këto dy gola kanë ardhur pas 36 gjuajtjeve, 15 prej të cilave në portë.

Duhet cekur edhe fakti që Halaand në 4 ndeshjet e para të Premier League shënoi 9 gola.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)